• Tirane, ofroj vend pune Konsulent/e Shitjesh

BROTECH Brands është një kompani e fokusuar prej 9 vitesh në fushën e ndriçimit duke i shërbyer bashkëpunëtorëve/klientëve nëpërmjet Showroom-it LED Shop, kanalit të Distribucionit dhe studios së ndriçimit Memo Lighting.

Në kuadër të zhvillimit të mëtejshëm, Brotech Brands kërkon të shtojë stafin në Departamentin e Shitjes në pozicionin Konsulent Shitje.

Detyrat:

Konsulenti i Shitjes kujdeset me përgjegjësi që:

-Impakti i parë kur një klient hyn në Showroom-in tonë të jetë On Top!
-Të dëgjojë me shumë kujdes kërkesat e klientit;
-Të prezantojë dhe sugjerojë në mënyrë sa më të qartë dhe me komunikim profesional ndriçuesit që i përshtaten kërkesave;
-Të pregatisë preventivin me produket e ndriçimit që ofrojnë zgjidhjen e duhur për projektin;
-Të bëjë në mënyrë korrekte faturat e shitjes, arkëtimet, kuponat tatimor sipas proçedurës përkatëse;
-Të koordinohet me kolegët për porositë dhe furnizimet;
-Të arrijë objektivat e vendosura për shitjen nga Showroom-i.


Edukimi: Të ketë përfunduar studimet Bachelor për Administrim Biznes, Inxhinieri Elektrike ose degë të ngjashme.

Eksperiencat e punës
:
1-2 vjet eksperience pune në shitje.

Kualifikime:

-Njohje të mir
ë të paketës MS Office;
-Njohuri të mira të gjuhës angleze;


Aftësi të tjera:

-
Aftësi të shkëlqyera komunikuese;
-Aftësi shumë të mira negociuese dhe koordinuese;
-I/e aftë të punojë në grup;


Apliko tani duke dërguar CV-në në adresën hr@brotechbrands.com ose duke kontaktuar ne numrin 067 200 5985.

Afati aplikimit brenda datës 17/01/
2024
 


Apply WhatsApp
Back
Top