• Tirane, ofroj vend pune JURISTE

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Stadiumi Dinamo | Sheshi Willson
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Jura | Drejtesi
Gjuha
  1. anglisht
Përshkrimi

Shoqëria "XH&M " sh.p.k. është themeluar në vitin 1995, me bazë në prodhimin dhe shitjen e lëndës së parë me cilësinë më lartë të materialeve të ndërtimit dhe infrastrukturës, përmes Impiantit të Prodhimit të Inerteve të zotëruar nga kjo e fundit. Në vitin 2000, aktiviteti i saj është zgjeruar me ndërtimin e veprave civile, ndërtime industriale, rrugë dhe ujësjellës me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqiperinë. XH&M shpk me eksperiencë dhe reputacion të konsoliduar prej mbi 20 vitesh, ka hedhur hapa të rëndësishëm, duke projektuar dhe ndërtuar objekte të madhësive dhe funksioneve të ndryshme.
Ne jemi duke kërkuar një Juriste
Detyrat


  • Përfaqëson shoqërinë për çështje të ndryshme gjygjësore, që nga përpilimi i padive, ankimimeve, ndjekjen e negociatave, korrespondencat zyrtare me autoritetet shtetërore për çështje të caktuara ligjore të veprimtarisë së shoqërisë.
  • Përfaqëson kompaninë pranë institucioneve administrative si dhe ndjek proçeset e ndryshme të administrimit si psh. proçesin për leje ndërtimi, leje shfrytëzimi, hipotekimin e pallateve & rezidencave, verifikimin hipotekor të pronave dhe procedurat e tjera të nevojshme për ndërtimin e një objekti.
  • Struktura, hartimi, rishikimi dhe negocimi në mënyrë efektive te kontratave të blerjes dhe shitjes, prokurimeve dhe kontratave të ndërtimit.
  • Menaxhon dhe ndjek proçedurat ligjore të kompanisë; Përgatitjen e dokumentacionit për tender.
  • Menaxhimin dhe ndjekjen e proçedurave të prokurimit deri në dorëzimin e objektit nga shoqëria.
  • Evidentimi i ndryshimeve në ligjet e biznesit dhe informimi i departamenteve dhe punonjësve të tjerë të interesuar, në lidhje me keto ndryshime.
  • Ndjekja e zbatueshmërisë së legjislacionit fiskal dhe doganor si dhe zgjidhja e problemeve konkrete në keto fusha.
  • Kryerja e korrespodencës me institucionet ose persona juridike. Harton çdo akt tjetër të nevojshëm që i kërkohet nga shoqëria;
Kualifikimet


  • Të ketë mbaruar Fakultetin Juridik,
  • Diplomë Master.
  • Të ketë eksperiencë të mëparshme minimialisht 5 vite.
  • Të ketë aftësi shumë të mira në formulimin e qartë të mendimit juridik dhe shkrimit të tij.
  • Aftësia për të punuar në mënyrë bashkëpunuese dhe efektive, aftësinë për të kuptuar dhe zhvilluar dhe për të shpjeguar zgjidhje ligjore.
  • Njohuri shumë e mirë e ligjit mbi Shoqërite Tregtare. Njohuri mbi ligjin e Prokurimeve Publike.
  • Njohuri të Kodit Civil dhe Procedurës Civile.
  • Aftësia për të menaxhuar shumë projekte në të njëjtën kohë nën afatet te ngushta.
  • Të jetë i dedikuar në ndjekjen dhe përfundimin e punëve. Të zotërojë shkëlqyeshëm gjuhen angleze dhe/ose gjuhën italiane/
Shënime


Të gjithë kantidatet e interesuar duhet të aplikojnë me CV –në,leter reference e detajuar në shqip në adresën: merkajxhoana@gmail.com
Vetem Kantidatët e përzgjedhur do të njoftohem për intervistë.

Suksese!
 


Apply
Back
Top