• Tirane, ofroj vend pune JURIST

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Jura | Drejtesi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
POZICIONI VAKANT: JURIST

Eurosig Sh.a kërkon të punësojë një Jurist pranë Drejtorisë së Përgjithshme në Tiranë.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
1. Përfaqësimin e shoqërisë pranë Gjykatës Civile, Administrative, Penale, Gjykatën e Apelit dhe Gjykaten e Lartë;
2. Përpilimi i kërkesë-padive, ankimimeve, rekurseve, apel-kundërshtues etj, për çështje të caktuara ligjore të veprimtarisë së shoqërisë;
3. Harton kontrata dhe marreveshje të ndryshme që lidh kompania me klientët, furnitorët dhe punonjësit e saj;
4. Menaxhon dhe ndjek proçedurat ligjore të kompanisë;
5. Përfaqëson shoqërinë në çështje të ndryshme gjyqësore;
6. Harton çdo akt tjetër të nevojshem që i kërkohet nga shoqëria;
7. Arkivon të gjithë dokumentacionin ligjor.
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
1. Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Drejtësi;
2. Të ketë eksperiencë pune minimumi 5 vjet si përfaqësues në gjykatë.
3. Të njohë shumë mirë legjislacionin shqiptar e veçanërisht ligjin nr.1007, datë 12.02.2009 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” i ndryshuar, Rregulloren nr.53 datë 25.06.2009 “Për trajtimin e dëmeve që mbulohen nga kontrata për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” e ndryshuar, Kodin e Procedurës Civile, Tregtare, Administrative, Kodin e Punës, Prokurimin Publik etj;
4. Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
5. Të ketë njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike/ Paketa Microsoft Office;
6. Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizuese.
7. Të jetë i gatshëm për lëvizje jashtë rrethit.

Për të aplikuar dërgoni CV-në dhe letër interesi në adresën e e-mail:
burime.njerezore@eurosig.al
 


Apply
Back
Top