• Tirane ofroj vend pune IT HELP DESK (Frengjisht/Remote/kompani Ndërkombëtare)

Dimension HR në partneritet me një nga kompanitë ndërkombëtare lider në tregun e IT, ju ofron mundësinë të punoni nga afër me ekspertë ndërkombëtar si IT HELP DESK.
Nëse jeni një individ i motivuar, punëtor dhe i gatshëm për të qenë pjesë e një ekipi fitues, bëni lëvizjen tuaj të ardhshme në karrierë me ne!

DETYRAT E POZICIONIT


  • I ofroni suport klientit për zgjidhje të nevojave klasike;
  • I ofroni zgjidhje efektive klientit, për problemet mbi aplikacionet që përdorin si Windows, Linux etj.
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi:

Mund të aplikojnë të gjithë:

  • të diplomuarit në fushat e lidhura me ICT (ose që janë në proces diplomimi);
  • të interesuarit që kanë përfunduar shkollën e mesme profili IT
  • të interesuarit që nuk kanë shkollë të mesme/të lartë profili IT, por kanë kryer trajnime në IT dhe kanë certifikime
Eksperienca: Të paktën 2 vite përvojë në mbështetje të klientit si IT Help Desk/Customer support/ Customer service.

Aftësi:

  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
  • Disponibilitet dhe fleksibilitet në mbështetje të ekipit;
  • Pasion për të punuar me njerëzit dhe për t'i ndihmuar ata të zgjidhin problemet e tyre të IT;
Kërkohet :

  • Njohuri shumë të mira të gjuhës frënge – niveli B2/C1 (kriter i domosdoshëm).
  • Aftësi të mira komunikimi në gjuhën angleze (kriter i domosdoshëm).
Ofrohet:

  • Pagesë shumë e mirë sipas standarteve europiane;
  • Punë nga shtëpia (Remote);
  • Mundësi të trajnoheni nga ekspertë të huaj, të mësoni dhe të zhvilloheni profesionalisht;
  • Të punoni drejtpërdrejt me një ekip ndërkombëtar dhe miqësor;
Mënyra e aplikimit:
Mirëpresim CV tuaj në anglisht dhe certifikime (nëse keni në fushën e IT) në adresën tonë [COLOR=#558e0a][B]rekrutime@dimensionhr.al[/B][/COLOR] me subjekt «IT Help Desk/Frengjisht».
* Ju lutemi vini re se aplikimet e shkruara në ndonjë gjuhë tjetër përveç anglishtes nuk do të merren parasysh.
Bazuar në aplikimin tuaj, ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

JU MIREPRESIM!
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personaledhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.

 


Apply WhatsApp
Back
Top