• Tirane, ofroj vend pune INXHINIERE STRUKTURISTE

I.XH.E.M Parafabrikat realizon konstruksione parafabrikate ne beton te armuar duke shfrytezuar plotesisht performacen e betonit me ane te teknologjise se paranderjes.
I.XH.E.M shpk prodhon nje game te gjere produktesh, komponentesh dhe sistemesh konstruktive te afte per te permbushur cdo kerkese
per ndertesa me destinacion industrial, tregtar, zyra, magazinim, infrastrukture, banim, kabina elektrike dhe mure rrethuese.

Në kuadër të zvillimit të saj, kompania fton individë të kualifikuar në pozicionin:

INXHINIERE NDERTIMI (F)
Profil: Strukture
Përshkrimi i Punës: Projektim strukturor i elementeve parafabrikat b/a

Detyrat
• Të hartojë projektet e strukturave të objekteve civile dhe industriale duke u referuar normave dhe standarteve europiane të projektimit;
• Të krijojë modelet strukturale të objekteve civile ose industriale duke shfrytëzuar programet e kompjuterike të projektimit;
• Të llogarisë ngarkesat e përhershme dhe të përkohshme të strukturave të objekteve civile dhe industriale;
• Të hartojë vizatimet, raportet finale dhe preventivat e objekteve civile dhe industriale;
• Të mbikqyrë proçeset e ndërtimit të karabinasë të objekteve dhe të ndihmojë në zgjidhjen e problematikave që hasen gjatë kësaj faze;
• Të hartojë progres raportet periodike për proçeset e ndërtimit të karabinasë të objekteve;
• Të bashkëpunojë dhe bashëveprojë me personelin inxhiniero-teknik edhe të fushave të tjera të ndërtimit për të patur një produkt final me kosto efektive dhe sa më cilësor.
Kualifikimet
• Të ketë mbi 2/3 vite eksperience ne projektim.
• Kerkohen programet si AutoCad, SAP2000 etj.
• Paketa Office.
• Gjuha italiane ose angleze
• Patent klasi B


Ofrohen kushte shumë të mira pune dhe pagese.

Personat e interesuar dhe që plotësojnë kërkesat e përmendura më lart janë të lutur të kontaktojnë në numrin e telefonit: 0676027568
e-mail: hr@ixhem.com ose info@ixhem.com
facebook: ixhem parafabrikat
Insta: ixhemshpk_official

Vendndodhja qendrore: Vrrine, Sektor Rinia DURRES.
VENDNDODHJA E PUNES: TIRANE

https://www.google.com/maps/place/I.XH.E.M+shpk/@41.3791402,19.4675237,15z/data=!4m5!3m4!1s0x134fd0d6bbd654fd:0xac0910e65482be07!8m2!3d41.376203!4d19.4664523 )
 


Apply WhatsApp
Back
Top