• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Ndertimi

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
7 Blloku Ambasadave | Inxh. Ndertimit
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
DETYRAT KRYESORE:


  • Harton dhe ndjek grafikun e punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit;
  • Përpilon dhe kontrollon të gjithë dokumentacionin tekniko-ligjor në objekt, si ditar objekti, proces-verbale, libreza masash, situacione, akte piketimi e kontrolli etj;
  • Kontrollon cilësinë dhe çështjet e sigurisë në kantier, si dhe sigurohet se të gjitha rregullat po zbatohen sipas rregullores dhe ligjeve në fuqi;
  • Aprovon të gjitha materialet që implementohen në kantier;
  • Sigurohet për zbatimin e punimeve në përputhje me politikën e menaxhimit të cilësisë të kompanisë;
  • Merr në dorëzim punimet e zbatimit dhe kryen inspektime të rregullta në mënyrë periodike;
  • Përgatit listën e punimeve që kanë mangësi ose janë të papërfunduara, si pjesë e procesit të kolaudimit;
  • Zbaton me rigorozitet të kontratat e sipërmarrjes;
  • Zbaton me rigorozitet rregullat teknike dhe kodin e veshjes së punëtorëve;
  • Organizon dhe koordinon stafin në varësi (teknik, brigadier, hidraulik, elektricist, topograf) për punime në kantier;
  • Koordinon programin e punës midis kontraktoreve, aty ku puna e tyre ndërthuret në faza të caktuara;
  • Evidenton nevojat për materiale, dhe i mirë administron ato (makineritë dhe fuqisë punëtore);
  • Përgatit raporte ditore, javore, mujore me problematikat dhe ecuritë përkatëse;

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT:


  • Kandidati preferohet të ketë përfunduar studimet për Inxhinieri Ndërtimi;
  • Të ketë eksperience pune në pozicionin që kërkohet jo më pak se 3 vjet;
  • Të ketë njohuri të avancuara mbi programet Autocad, dhe paketën Microsoft Office;

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar Curriculum Vitae (CV) dhe një letër motivimi në adresën e e-mailit:
hr@ihb-group.com.al
 


Apply
Back
Top