• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Ndertimi

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
7 Blloku Ambasadave | Inxh. Ndertimit
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Claud Architects ёshtё njё studio arkitekturore e cila operon kryesisht nё fushёn e projektimit tё ambienteve tё brendshme dhe interior design. Claud Architects ёshtё nё kёrkim tё njё Inxhinier Ndёrtimi nё zbatim nё terren.

Pёrshkrim i pёrgjithshёm:
Inxhinieri i Ndërtimit do të duhet të ofrojë suportin teknik gjatë të gjithë fazave të ndërtimit, në përputhje me projektin, preventivin dhe specifikimet teknike, për të ruajtur standardet dhe lehtesuar çertifikimin e punimeve deri në fazën e dorëzimit të objektit.

Detyrat

  • Garanton ekzistencën dhe marrjen e të gjithë informacionit të nevojshëm për zbatimin e projektit sipas kontratave të sipërmarrjes.
  • Shqyrton dhe interpreton vizatimet dhe specifikimet e projektit për të siguruar ekzekutimin teknik të punës.
  • Bashkëpunon me ekipin për përgatitjen e dokumentacionit Tekniko–Ligjor & Tekniko–Financiar të objektit deri në dorëzimin përfundimtar të tij.
  • Kryen një numër të madh të detyrave inxhinierike në terren që përfshijnë monitorimin, vlerësimin teknik të punës në progres dhe zgjidhjen e çështjeve të konstruksionit në terren.
  • Siguron që të gjitha punët brenda fushëveprimit të përgjegjësisë së tij, të instalohen në përputhje me standardet e cilësisë.
  • Kryen testime dhe inspektime të herë pas hershme brënda procedurave të miratuara.
  • Siguron që personeli i grupit të caktuar të angazhohet në praktika të sigurta pune në përputhje me procedurat e sigurisës specifike të vendit dhe standardet e industrisë.
  • Monitoron oraret e ndërtimit dhe ndihmon në vlerësimin e progresit.
  • Mirëmban një regjistër të përditshëm për regjistrimin e fazave të ndërtimit, si dhe të dhëna inxhinierike për raportet e projektit.
  • Harton preventiva, situacione mujore, libreza masash, kohëshënues etj
  • Ofron zgjidhje për problemet e inxhinierisë teknike dhe koordinon zbatimin e zgjidhjeve.
Kualifikimet

  • Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
  • Përvojë pune mbi 2 vjet si Inxhinier Ndërtimi.
  • Të zotrojë mirë programin AUTOCAD, si dhe të ketë njohuri të Paketës Office.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, manaxheriale dhe organizuese.
  • Të ketë njohuri shumë të mira në leximin dhe zbatimin e projekteve.
  • Të ketë patentë të klasit B.


Shënime
Personat e interesuar dhe që plotësojnë kërkesa e përmendura më lart janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre në adresën e mëposhtme:
Bulevadi “Bajram Curri”, Pallati “Amfora” Kati 2
Tel: +355 692040440
Email: info@claudarchitects.com Web: www.claudarchitects.com



Cel. : +355 692040440
 


Apply WhatsApp
Back
Top