• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Ndertimi/Topograf , Niveli Drejtues Kantieri ne Zbatim

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
7 Blloku Ambasadave | Inxh. Ndertimit
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Përshkrimi
Shoqëria BENGASI 2006 SHPK me objekt veprimtarie në fushën e ndërtimit, kërkon të punësojë Inxhinier Ndërtimi / Topograf niveli Drejtues Kantieri Zbatimi.

Detyrat

1. Përpilimi dhe kontrolli i gjithë dokumentacionit tekniko ligjor në objekt, si Proces-Verbale, Libreza Masash, Ditare Punimesh, Akte Piketimi e Kontrolli etj.
2. Hartimi dhe ndjekja e grafikut te punimeve sipas projektit dhe planit te organizimit.
3. Kontrolli për çështjet e sigurisë ne kantier.
4. Kontrolli i punimeve në përputhje me projektin, specifikimet teknike dhe kushtet e sigurisë së shëndetit e jetës në punë duke u siguruar se të gjitha rregullat po zbatohen sipas legjislacionit ne fuqi.
5. Zgjidhje e detajeve teknike në përputhje me projektin e zbatimit.
6. Kryerja e Inspektimeve të rregullta ne pune dhe parapergaditje te planit punes ne konsult me koleget.
7. Zbatimi me rigorozitet i kontratave të sipërmarrjes.
8. Drejtimi, organizimi dhe koordinimi apo supervizimi i stafit ne varësi për punimet ne kantier.
9. Detyra të tjera siç nevojiten/kërkohen.

Kualifikimet

1. Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit niveli MASTER SHKENCOR / PROFESIONAL NDERTIMI APO TOPOGRAFIE
2. Minimalisht 4-5 vite eksperience pune në të njëjtin profil kryesisht në objekte Civile.
3. Te njohë mire programet kompjuterike te Paketes Office & AutoCAD

TE INTERESUARIT TE DERGOJNE CV-PUNE (NESE KA DHE PORTOFOL PUNIMESH) NE ADRESEN ;

E-mail ; info@bengasi2006.al

Web; https://bengasi2006.al/

Cel. : 0685320497
 


Apply WhatsApp
Back
Top