• Tirane, ofroj vend pune INXHINIER NDËRTIMI

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
7 Blloku Ambasadave | Inxh. Ndertimit
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Gjuha
APLIKIM PËR INXHINIER NDËRTIMI

Metrodesign SHPK shpall vend të lirë pune, Inxhinier Ndërtimi.

Detyrat dhe përgjegjësitë
1.Menaxhimi dhe Monitorimi i dokumentacionit dhe procedurave përkatëse të objekteve të ndërtimit, që nga projektimi e deri në përfundim.
2.Realizimi dhe Menaxhimi i dokumentacionit përkatës për aplikim për tendera apo thirrje të tjera.
3.Realizimi dhe Menaxhimi i preventivëve dhe situacioneve të të gjitha objekteve të ndërtimit.
4.Realizimi dhe Menaxhimi i dokumentacionit dhe proceseve me institucionet e tjera apo me të tretët lidhur me objektet e ndërtimit.

Kriteret e kandidatit
1.Të jetë i diplomuar në Inxhinieri Ndërtimi dhe të jetë i pajisur me licensë.
2.Të ketë përvojë pune minimalisht 3 vjet në fushën e kërkuar.
3.Të njohë mirë dhe të jetë i aftë në paraqitjen e preventivëve dhe situacioneve.
4.Të dëshmojë njohjen e gjuhës angleze.
5.Të garantojë cilësi, korrektësi dhe saktësi në detyrat e ngarkuara.

Dokumentet e kërkuara

1.CV e hollësishme e kandidatit në gjuhën shqipe.
2.Letër motivimi ku shprehen qartë interesat profesionale në fushën e aplikuar.
3.Diplomë studimi/ listë notash.
4.Dy letra rekomandimi nga punëdhënës të mëparshëm.
Aplikimet duhet të dorëzohen me e-mail në adresën ebashalli@umt.edu.al deri më datë 10 dhjetor 2016.


Tel. : 0696070111

Cel. : 0693530570
 


Apply WhatsApp
Back
Top