• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Kostoist dhe Preventivues

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
9 Stacioni Trenit | Zogu i Zi
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Përshkrimi i punës
Inxhinieri Preventivues / Kostoist ka pergjegjesi kryesore per ndjekjen e kostos se objekteve ne menyre periodike ne degen teknike dhe finance, hartimin e preventivave si dhe cmimet per zerat perkates si dhe te punimeve shtese. Ai raporton direkt tek Drejtori Teknik.

Detyrat

-Zberthimi i zerave te punes sipas elementeve te kostos ne material, punetori, makineri dhe transport
-Perpilim dhe hartimi i preventivave me cmimet perkatese per zera te punimeve qe kryen vete kompania sic mund te jene punime dekorative ne gips, dru, metalike, tavane dekorative qe perdoren ne qendra biznesi, vitrina te ndryshme, punime te jashtme sistemimi, si dhe hartimin e preventivave me cmimet perkatese te projekteve te ndryshme qe vijne nga studiot e objekteve.
-Ndjekja e kostos ne menyre periodike gjate fazes se ndertimit te objekteve
-Raportimi i kostos se objekteve ne degen teknike dhe finance.
-Zberthimi i zerit material nga projekt – preventivat dhe mbajtja lidhje me furnitorin dhe magazinierin mbi sasine e materialit qe do te porositet per objekte ne vecanti.
-Kontrolli i cmimeve te dhena nga kontraktoret dhe nen-kontraktoret duke raportuar ne degen teknike per te ndihmuar ne negocimet e ndryshme qe do te behen per fiksimin e cmimeve ne preventive
-Rishikon dhe mban ne korent degen teknike mbi cmimet qe ndryshojne si rezultat i ndryshimit te cmimeve te materialit, makinerise, transportit apo punetorise.
-Nese eshte e nevojshme mund te perdore metoden e kronometrimit ne hartimin e cmimeve te reja qe nuk jane aplikuar me pare.
-Perpilon dhe koordinon punen ne pergatitjen e situacioneve mujore.
-Mer pjese ne hartimin e projekt buxheteve.
-Pregatit paketat tenderuese.



Kualifikimet

-Te jete i diplomuar ne Inxhinieri
-I afte te pershtatet me teknologjine dhe kerkesat e reja qe dikton tregu i ndertimeve
-Te jete i azhornuar me cmimet minimale fiskale per objektet e ndryshme
-Te jete i afte te komunikoje dhe te punoje ne bashkepunim me anetaret e tjere te stafit te kompanise
-Aftesi komunikuese dhe punuese ne grup
-Te njoh programet baze ne kompiuter, autocad.
-Eksperience si preventivues ose kost-kontroll mbi 10 vjet per ndertime civile dhe industriale
-Te kete nje eksperience te mjaftueshme ne fushen e mbajtjes se kostos ne kompanite e ndertimit.
-Eksperience si inxh.zbatimi mbi 5 vjet ne ndertime civile


Shënime:

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV në: info@usluga.al
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr.9887, datë 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
 


Apply
Back
Top