• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Elektrik

Hybrid Center eshte Qendra e pare profesionale ne Shqiperi qe jep zgjidhje per - Hotele-Restorante, Bare, Vila, Komplekse, Qendra Biznesi etj, operon ne fushten e kondicionimit, paneleve fotovoltaike, kuzhinat profesionale, lavanderi, arredime hotelesh, pllaka, hidrosanitare, bojra etj

Hybrid Center si pjesë e Globe Group kërkon të punësojë:

Inxhinier Elektrik

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Ndjek ecurinë e punimeve elektrike në faza, që nga projekt-ideja, zbatim dhe kolaudim perfundimtar;
  • Planifikon, organizon dhe mbikqyr punen e ekipit per t’u siguruar se te gjitha punimet po kryhen sipas parametrave te percaktuara në projekt;
  • Merr pjesë në hartimin dhe zbatimin e rregullores së sigurimit teknik në lidhje me instalimet elektrike;
  • Inspekton të gjithë punen/instalimet elektrike, duke përfshirë pajisjet dhe mjetet e punës dhe verifikon gjëndjen e tyre si dhe rekomandon ndryshime të mundshme;
  • Promovon një praktikë të sigurt pune, duke minimizuar rreziqet në të gjitha objektet;
  • Kontrollon dhe siguron që forca punëtore punon duke zbatuar rregulloren e sigurimit teknik;
  • Harton dhe kontrollon situacionet periodike;
  • Jep zgjidhje teknike detajeve të paparshikuara në projekt dhe/ose rekomandon përmirësimin e tyre.
  • Raporton periodikisht mbi ecurinë e punimeve.

Aftesite dhe kualifikimet:

  • Diplome per inxhinier Elektrik;
  • Minimalisht 2 vite experience ne profil te ngjashem;
  • Aftësi shumë te mira ne projektim dhe aftësi në koordinimin e punimeve elektrike;
  • Njohuri te mira ne Autocad dhe programe te tjera inxhinierike;
  • Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
  • Aftësi shumë te mira ne projektim dhe aftësi në koordinimin e punimeve elektrike;
  • Njohuri shume te mira te gjuhes angleze;
  • Eksperiencat e punes ne sektorin fotovoltaik perbejne avantazh.

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të me fotografi në adresën elektronike: hr@globegroup.al ose kontaktoni ne nr. +355674021523.

Jeni të lutur të përcaktoni pozicionin e punës për të cilin aplikoni në email-in e dërguar.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
Adresa: “Autostrada Tirane-Durres, Km 11, Godina "Hybrid", Kati 0, Kashar” (ish – Godina Emigres)
www.hybrid.al / www.globegroup.al
 


Apply WhatsApp
Back
Top