• Tirane, ofroj vend pune Graphic Designer

EGS - Engineering Global Solution është një kompani e cila operon në fushën e elektromekanikës dhe ndërtimit. Ne jemi të specializuar në sektorin e elektromekanikës me projektim, zbatim, punime elektromekanike si: sisteme hidraulike, sisteme elektrike, sisteme ngrohje-ftohje, sisteme kondicionim, instalime karburantesh si dhe punime ndërtimi ne dizenjim, projektim ,zbatim.

Cilësi, shërbim dhe besueshmëri e lartë me staf profesional!

Shoqëria “Engineering Global Solution”, pjesë e Globe Group kërkon të punësojë:

Graphic Designer

Detyrat dhe përgjegjesitë:

• Të krijojë dizajne, koncepte për broshura, prezantime, flyer-a, fletëpalosje dhe publikime të tjera duke punuar njekohësisht me imazhe dhe fjalë;
• Konceptimin e materialeve promocionale, për produkte/promocione/fushata etj;
• Punimin grafik të materialeve promocionale dhe ndjekja në prodhim i tyre;
• Të mendojë në mënyrë kreative për të nxjerrë ide dhe koncepte të reja;
• Të porosisë tek palët e treta direkt, prodhimin e materialeve promocionale;
• Të ketë njohje për kostot e prodhimit në përgjthësi të materialeve promocionale;
• Të adoptohet me ndryshimet/të rejat që bëhen në pashaportën dhe guidelinet e kompanisë dhe të implementoje ato në të gjitha formatet e komunikimit;
• Të punojë ne grup per projekte te ndryshime si website, prezantime, evente, etj.

Eksperienca dhe njohurite profesionale:

• Të njohë shumë mirë programet grafike Adobe Suite CS5 (Photoshop,Illustrator, InDesign,Corel Draw si dhe paketen e office) ;
• Të ketë eksperience pune minimumi 2 vjecare;
• Të jetë i/e shkathët, kreativ;
• Të jetë i/e përgjëgjshëm, të marrë persiper ngarkese pune;
• Të jetë i/e gatshëm të punojë jashtë orarit zyrtar në varësi të punëve që kanë afat.

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të me fotografi në adresën elektronike: hr@globegroup.al ose kontaktoni ne nr. +355674021523.

Jeni të lutur të përcaktoni pozicionin e punës për të cilin aplikoni në email-in e dërguar

Adresa: “Autostrada Tirane-Durres, Km 11, Godina "Hybrid", Kati 0, Kashar” (ish – Godina Emigres)
 


Apply WhatsApp
Back
Top