• Tirane, ofroj vend pune Gazetar/e Web-i

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Gazetari
Gjuha
Portali Living kërkon të zgjerojë stafin. Nëse jeni në kërkim të një pune krijuese, informuese dhe që do t'ju bëjë të jetoni më bukur, ky është vendi i duhur.

Emërtimi i pozicionit:
Gazetar/e Web-i

Detyrat dhe përgjegjësitë:


  • Të përkthejë dhe të përshtasë për web lajme të ndryshme (showbiz, lifestyle, shëndet, etj);
  • Të mirëmbajë rrjetet sociale;
  • Të shkruajë artikuj origjinalë;
  • Të jetë e përditësuar me ngjarjet aktuale në vend dhe ato nëpër botë.
  • Të planifikojë e të publikojë informacione rreth eventeve të ndryshme social kulturore që janë në interes për lexuesin.
  • Të kërkojë lajmet që përbejnë burim interesi për lexuesit dhe i publikon ato në faqen web;
  • Të mbajë kontakt me lexuesit e portalit Living.

Kualifikimi profesional: Diplomë Bachelor në gazetari, gjuhë-letërsi shqipe ose gjuhë të huaj, shkenca politike, shkenca sociale ose degë të tjera të ngjashme.

Eksperienca profesionale:
Të kenë eksperiencë pune në fushën e medias digjitale ose menaxhimit të rrjeteve sociale.

Aftësi profesionale:

  • Të shkruajnë shkëlqyeshëm gjuhën shqipe;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. Njohja e një gjuhe tjetër përbën avantazh;
  • Aftësi shumë të mira për të shkruajtuar;
  • Të jetë i komunikueshëm;
  • Të jetë i organizuar.

Të gjitha CV-të tuaja mund t’i dërgoni në adresën e e-mailit hr@tring.tv.
Vetëm kandidatët të cilët i përmbushin kriteret do të kontaktohen.
 


Apply
Back
Top