• Tirane, ofroj vend pune Financier/e

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Selite | Kodra e Diellit
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e

Përshkrimi​

Agikons sh.p.k është kompani ndërtimi prej më shumë se 20 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.
Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agikons shpk është zgjedhja jote më e mirë.

Ne jemi ne kerkim te nje Financier/e.

Detyrat​

- Rregjistrimi i faturave në kontabilitet si dhe ndjekja në kohë e tyre;
- Përgatitja e raporteve financiare sipas udhëzimeve të menaxherit të financës;
- Analizë e të ardhurave dhe shpenzimeve;
- Ndjekja e pagesave periodike nëpërmjet transaksioneve bankare;
- Të kryejë çdo detyrë tjetër sipas nevojës së kompanisë.

Kualifikimet​

- Të ketë mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Ekonomisë, dega Financë;
- Të ketë eksperiencë pune si financier/e minimalisht 2 vite;
- Të ketë aftësi të mira të dokumentacionit financiar dhe ligjit të aplikueshëm;
- Të ketë aftësi të mira organizative, krijuese dhe në përmbushjen e afateve për detyrat e lëna;
- Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office;
- Të ruajë konfidencialitetin dhe etikën profesionale;
- Të zotërojë njohuri të mira të gjuhës angleze.


Shënime​

Te interesuarit janë të lutur të dergojnë aplikimin e tyre nëpërmjet adresës tonë të emailit: hr@agikons.com

“Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

Departamenti i Burimeve Njerezore
Agikons. Sh. P. K

E-mail: hr@agikons.com
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane
 


Apply WhatsApp
Back
Top