• Tirane, ofroj vend pune Finance

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Specialist | Banke / Sigurime
Eksperienca
vetem me eksperience
NJOFTIM PUNE

ACREM
është pjesë e BALFIN Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të pasurive të paluajtshme. ACREM ka krijuar standardet për praktikat më të mira të menaxhimit të pasurive të paluajtshme. Kompania ka në menaxhim qendra tregtare dhe objekte banimi, nga të cilat mund të përmenden: TEG, QTU, TLP, Rolling Hills, Galeria by TEG. ACREM synon të zgjerojë portofolin e klientëve dhe të zhvillohet në një kompani me një gamë të diversifikuar shërbimesh.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.



Pozicioni: Specialist/e i/e Lartë i/e Kontrollit dhe Raportimit

Departmenti: Financë

Vendndodhja: Tiranë

Përshkrim i Pozicionit të Punës:


Specialisti i Raportimit dhe Kontrollit shërben si një rol mbështetës për Menaxherin e Financës për të siguruar raportim financiar cilësor, analizë financiare dhe kontroll buxhetor për kompaninë për të monitoruar performancën.



Detyrat dhe Përgjegjësitë:

Përgatit raporte të brendshme mujore/tremujorë, vlerëson variacionet në krahasim me buxhetin e miratuar dhe kërkon informacion shtesë nga njësitë e biznesit brenda afateve të kërkuara;

Analizon linjat OPEX dhe propozon kursime të mundshme OPEX.

Zhvillimi dhe mirëmbajtja e sistemit të kontabilitetit të kostos sipas procedurave dhe politikave, propozimi i rekomandimeve dhe ndryshimeve.

Monitoron bazën e të dhënave të transaksioneve ndërmjet shoqërive.

Ndihmon në analizat ad-hoc të kompanive për çështje specifike të performancës.

Përgatitja e paketës së raportimit mujor brenda afateve të kërkuara nga Grupi;

Merr pjesë në procesin e buxhetimit të kompanisë dhe planet afatmesme.

Përgatitja e vlerësimeve të biznesit për planet potenciale të zgjerimit.

Rishikim dhe përditësim i procedurës së brendshme të departamentit të financave;

Ndihmon gjatë proceseve të auditimit, përgatit pasqyrat financiare të fundvitit dhe i jep auditorit informacionin e nevojshëm (të brendshëm ose të jashtëm);

Zbatimi i Standardeve të reja Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF) dhe dokumenteve të punës për raportet mujore dhe të fundvitit;

Mirëmban instrumentit SNRF 16 dhe përgatit raporte të brendshme të kërkuara bazuar në kërkesat standarde;

Koordinim i projektit të Fiskalizimit;

Detyra të tjera të kërkuara nga Shefi i Departamentit.

Kualifikimet dhe Kompetencat:

Kërkohet diplomë bachelor në administrim biznesi ose financë.

Përvoja e mëparshme me një firmë të madhe audituese është një avantazh.

Diploma ACCA ose në vazhdim është një preferencë.

Të paktën 3 vite përvojë progresive në kontabilitet me theks të madh në Analizën Financiare dhe Raportimin.

Të paktën 3 vjet përvojë paraprake në kompani të mesme dhe/ose të mëdha.

Aftësi të forta analitike/sasiore dhe përvojë me një organizatë me shumë vende.

Përvojë në paraqitjen dhe përgatitjen e propozimeve dhe rekomandimeve.

Shumë i vëmendshëm ndaj detajeve.

I orientuar fort nga rezultati, i aftë për të punuar pa mbikëqyrje.

Të motivuar nga brenda për të kërkuar përgjigje, për të gjeneruar ide dhe për të zhvilluar aftësi të reja.

Kushtet e Punës: BALFIN Group ofron një paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë një shpërblim të drejtë në vlerësimin e meritës dhe performancës.

Mënyra e aplikimit*:

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV-në brënda datës 17/05/2024 në këtë adresë: hr@acrem.al duke specifikuar në subjekt: “Specialist i Lartë i Kontrollit dhe Raportimit”


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top