• Tirane, ofroj vend pune Ekonomiste në Magazinë Qendrore

Supermarketi BioJu, është i vetmi supermarket në Shqipëri i fokusuar në tregëtimin e produkteve Bio te çertifikuara nga vendet e origjinës në Europën Perëndimore.
Cilësia për ne nënkupton në radhë të parë shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve tanë, sikurse përmbushjen e përgjegjësive sociale dhe mjedisore në të gjithë zinxhirin e prodhimit dhe furnizimit. Për punonjësit tanë, ne jemi një punëdhënës i përgjegjshëm dhe i konsoliduar. Për partnerët tane ne jemi një partner korrekt dhe i ndershën në biznes.

Aktualisht kompania po kërkon të punësojë punonjës në pozicionin Ekonomiste në Magazinë Qendrore.



Përgjegjësitë e pozicionit:



  • Realizimi i flete-hyrjeve dhe flete-daljeve ne Magazine ;
  • Hyrje-daljet dhe transfertat nga magazina drejt njesive te shitjes ;
  • Pergatitja e Raporteve Periodike Financiare sipas udhezimeve te pergjegjesit te Finances ;
  • Mbajtja e arkes së kompanisë dhe raportimi periodik mbi gjendjen në arkë ;
  • Mbajtja e marredhenieve dhe rakordimi me klientet, furnitoret ;
  • Mbajtja e kartelave te debitoreve dhe kreditoreve dhe te cdo llogarie kontabile ;
  • Menaxhimi i arketimeve dhe pagesave nepermjet sistemit bankar dhe arkës ;
  • Arkëtimet, pagesat dhe mbajtja e gjendjes ditore ;
  • Detyra të tjera të ngarkuara nga eprori përkatës.


Kriteret dhe aftësitë e kërkuara:

- Edukimi: Arsimi i lartë, profili Ekonomik/Finance;

- Eksperiencat e punës: Minimum 2 vjet pervoje pune ne pozicion të ngjashëm;

- Kualifikime të tjera:


  • Njohuri të sistemit Financa 5;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze (me shkrim dhe verbale);
  • Njohuri shumë të mira të paketës Windows Office Package (Word, Excel, Power Point);
  • Metodik dhe i organizuar;
  • Ndershmëri dhe integritet;


Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV në adresën e emailit: [B]hr@bioju.al[/B].

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
 


Apply
Back
Top