• Tirane, Ofroj Vend pune Drejtor Shitjesh

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
SHOQERIA “KOSMONTE FOODS TIRANA” SHPK, kompani lider ne treg ushtron aktivietin e saj ne fushen e importit dhe distribuimin e produkteve ushqimore te fresketa ne Shqiperi, Kosove, Gjermani dhe Dubai. Te pranishem ne tregun kombetar dhe nderkombetar, qellimi i punes sone eshte permbushja ne menyre efikase e nevojave te tregut vendas duke percjell trendet kombetare e nderkombetare permes vazhdimsise se risive. Per klientin tone ne ofrojme Tregun e markave kryesore nderkombetare, Merchandasing e cilesise se produkteve ne varesi te nevojave te tyre, Reklama dhe promovime qe synojne mbeshtetjen e markave te kualitetit te larte me cmim konkurues.

“KOSMONTE FOODS TIRANA” SH.P.K, ofron pune te rregullt brenda dhe jashte vendit, te qendrueshme dhe me kontrate afatgjate, shperblime dhe bonuse ne baze te performances dhe realizimeve. Kjo shoqeri shpall konkursin per pozicionin e punes: Drejtor Shitjesh

Pershkrimi i punes:


  • Komunikon, raporton dhe informon lidhur me tregun dhe konkurrencën;
  • Analizon dhe kontrollon punën ditore të agjenteve te shitjes;
  • Siguron suksesin dhe përmbushjen e detyrave të shitjes si dhe të pagesave;
  • Jep kontributin e tij në hartimin e manovrave/incentivave që aktivizojnë shitjet duke shpenzuar një kohë të konsiderueshme në terren;
  • Menaxhon marrdhenien me klientin duke u siguruar qe ky i fundit te permbushë te gjitha pritshmerite e tij;
  • Siguron raporte të sakta mbi: ecurinë periodike të praktikave të shitjes, përfshi dhe performancen individuale të agjentëve të shitjes, trendin e sjelljes konsumatore, kërkesa konsumatore te identifikueshme gjatë praktikave te shitjes,
  • Të jetë përgjegjes për permbushjen e objektivave periodike (vjetore/mujore) në bashkëpunim me manaxherin.
Kualifikimet:

  • Diplomë universitare - Fakulteti Ekonomik apo të ngjajshme;
  • Përvojë pune, së paku 2 vite në shitje;
  • Aftesi të mira komunikuese;
  • Të ketë njohuri për produktet ushqimore;
  • Të ketë patentë shofer (kategoria B).
Duhet t'i permbahet ketyre rregullave:
Te kete perkushtim maksimal gjate orarit te punes.
Te jete e komunikueshme me koleget dhe e gatshme ne çdo kohe te japin ndihmen e tyre per nevojat e kompanise.
Te karakterizohet nga ndershmeria, integriteti dhe korrektesia.
Te kete aftesi organizative, kreative dhe te ndihmoje ne dhenien e ideve te reja.
Te eci me te njejtin hap me qellimet dhe synimet e kompanise,
Te ruaj konfidencialitetin dhe te kete etike te larte profesionale.

Shenime:
Ky pershkrim pune nuk eshte gjitheperfshires. Punemarresi mund te kryej dhe detyra te tjera per plotesimin e nevojave te kompanise.
· Te gjithe te interesuarit jane te mirepritur te dergojne CV, si dhe te percaktojne pozicionin per te cilen aplikojne, ne email: apliko@kosmontefoods.al ;
· Ju informojme se vetem kandidatet e perzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do te njoftohen per interviste.
· Emeroni CV-ne sipas ketij formati (emer [hapsire] mbiemer [hapsire] CV) dhe pozicionin e deshiruar.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.



 


Apply
Back
Top