• Tirane, ofroj vend pune Culinary Innovation & Development Chef

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Hoteleri
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Kërkohet shef kuzhine në pozicionin: Culinary Innovation & Development Chef
Je kreativ dhe dëshiron që eksperiencën tënde si shef kuzhine ta ushtrosh në një nga restorantet më të njohura në Tirane?
ERA po të kërkon pikërisht ty!
“ERA 2000” shpk, në pronësi të së cilës janë Restorantet ERA, ERA Delivery dhe ERA Catering, kërkon një shef kuzhine me eksperiencë në pozicionin e mësipërm. Puna e tij do të jetë, kryesisht, në Laboratorin e Inovacionit dhe Përpunimit të Menuve dhe ka të bëjë me:

1. Ripërtëritjen e vazhdueshme të të gjitha menuve.
2. Trajnimin e shefave përgjegjës në sektorët përkatës për ekzekutimin e menuve të reja.
3. Mbikqyrjen e standardit të produkteve të menusë në të gjithë sektorët e shërbimit.

Kandidati duhet të plotësojë këto kushte:
1. Eksperiencë pune si shef kuzhine.
2. Të ketë njohuri shumë të mira mbi produktet ushqimore, ingredientët e gatimit si dhe të dijë të analizojë kostot për çdo produkt menuje.
3. Të jetë krijues në prezantimin e menuve të reja, duke ruajtur ekuilibrin midis shijeve të konsumatorit dhe filozofisë së shoqërisë.
4. Të njohë shumë mirë kuzhinën mesdhetare, si dhe të ketë njohuri të mjaftueshme mbi kuzhinën ndërkombëtare.
5. Të ketë njohuri shumë të mira në trajtimin e produkteve të brumërave dhe pastiçerisë.
6. Të ketë sensin e organizimit, disiplinës dhe bashkëpunimit në grup.
7. Njohja e gjuhës angleze dhe programeve bazë kompjuterike përbën avantazh.

Ofrohet rrogë mujore shumë e mirë dhe bonuse në fund të vitit.

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresën: eshqypi@era.al
Për komunikim të drejtpërdrejtë mund të telefononi në: 069 40 50203



Cel. : 069 40 50 203
 


Apply WhatsApp
Back
Top