• Tirane, ofroj vend pune Asistente Administrative

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Asistence | Sekretari | Backoffice
Gjuha
Eksperienca
me dhe pa eksperience
attachment.php


Ju jeni mbajtës I diplomës të nivelit “Bachelor” dhe/ose “Master i Shkencave” ose ekuivalente me të (DIND), jeni njohës I gjuhes angleze dhe zotëroni gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur, zoteroni aftesi kompjuterike dhe njihni mire programet MS Office, nuk jeni dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale dhe keni vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës.
Ju zotëroni aftësitë e nevojshme profesionale, keni eksperiencë pune të mëparshme ose keni kryer nje shkolle sekretarie dhe gjithashtu shfaqni aftësi organizative dhe bashkëpunimi në grup atëherë ju jeni kandidati I duhur për pozicionin e lirë të punës si Asistente Administrative për procesin akademik në nivelin universitar.
Përshkrimi i punës, detyrat, funksione dhe pergjegjësi:

A. Administrimi i procesit mësimor shkencor
1. Ndjek çdo ditë procesin mësimor dhe informon, për ecurinë dhe problematikën e konstatuar gjatë ditës.
2. Hartim dhe ndjekje e zbatimit të orarit të mësimit
3. Mbështetje për Mësimdhënien dhe Administrimin e procesit mësimor-shkencor të Fakultetit
4. Asiston Dekanin dhe përgjegjësat e Departamenteve për punë të ndryshme administrative
5. Ndjek procesin për sigurimin e të gjithë dokumentacionit të procesit mësimor.
6. Mbledhja dhe skedimi i aktivitetit i të gjithë pedagogëve të Fakultetit sipas departamenteve.
7. Të ndihmojë zyrën e marketingut në bashkëpunim me departamentet që të përgatisë pako informacioni për studentët e ardhshëm.

B. Administrimi i të dhënave të studentëve
8. Në bashkëpunim me sekretarinë mësimore mban të dhëna për numrin e studentëve.
9. Përpunim i të dhënave të ndryshme lidhur me studentët.
10. Ndjek ndryshimet e programeve të studimit.

C. Administrimi i Fakultetit dhe Departamenteve.
11. Ndihmon procesin e vlerësimit të programeve të studimit dhe performancën e pedagogeve në fund të vitit akademik.
12. Mbështet drejtuesit e programeve për marrjen, mbledhjen dhe shpërndarjen e detyrave/projekteve kërkimore të kryera nga studentët.
13. Ndihmon në prodhimin e dokumenteve për komisionet e provimeve.
14. Komunikim i përditshëm me pedagogët e brendshëm dhe të jashtëm në lidhje me problemet te ndryshme.
15. Komunikim me studentët për informacione te ndryshme dhe pergatit raporte te ndryshme.
16. Detyra të tjera të ngarkuara nga Dekani (proces-verbale,listë-prezencat, hartime shkresash, printime, fotokopje etj.)

Procedura e rekrutimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësive mbi të cilat do të zhvillohet intervista:
Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL në RSH”;
Njohuri mbi aktet nënligjore të arsimit të lartë.

Në intervistë, kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmërinë e tyre për karrierën.

Kandidatët konkurrentë duhet të dërgojnë në format elektronik këtë dokumentacion:
- Kërkesë me shkrim.
- CV ( Curriculum Vitae)
- Kopje e diplomës dhe listës së notave të nivelit “Master i Shkencave” Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent (MASR), ose vërtetim që janë në proçes njohje.

Aplikimet duhet të dorëzohen me e-mail në humanresources@umt.edu.al deri në datë 25 Prill 2022.
Pas selektimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
 


Apply
Back
Top