• Tirane, ofroj vend pune Asistent Teknik IT

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. IT Teknike | Kompjutera
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania TPK Solutions vepron qe prej vitit 2005 në Shqipëri dhe Kosovë në fushën e krijimit të programeve kompjuterike për Biznese. Programet tona kursejnë kohën dhe paratë në administrimin financiar, kontabël dhe të proçeseve të punës të qindra klientëve të madhësive dhe fushave të ndryshme të industrisë.

Për shkak të përdorimit të teknologjisë më të avancuar të programimit në tregun shqiptar (dhe jo vetëm) kompania dhe programi ynë më i njohur BILANC është në rritje të vazhdueshme. Versioni i fundit eshte programi Bilanc Online, programi i vetem ne Shqiperi teresisht web-based, online, mjafton qe kompjuteri te jete i lidhur me internet te thjeshte. Programi Bilanc, si programi me cilesor ne administrimin financiar dhe kontabel te bizneseve po fiton terren dhe zevendeson programet konkurente.

Për të mbështetur këtë rritje dhe teknologji të avancuar në po kërkojmë një person që t'i bashkangjitet një grupi entuziast, ambicioz dhe profesionist në misionin tonë të përgatitjes së bizneseve shqiptare për tu përballur me sfidat më të mëdha në nivel rajonal e së shpejti edhe evropian.

2 Pozicione: Asistent Teknik IT

Detyrat:

- Asistence teknike ndaj klienteve egzistues
- Asistence nepermjet telefonit dhe ne zyrat e klienteve ne Tirane dhe rrethe
- Njohuri te plota ne rrjete, azhornime (update), harware, software, etj
- Pjesemarrje ne panaire dhe prezantime te tjera
- Prezantim i Programit Bilanc dhe programeve te tjera te kompanise per klientet potenciale sipas nevojes
- Punesimi ofrohet me kohe te pjesshme dhe/ose te plote.

Arsimi:

VETEM NGA DEGA Informatike Ekonomike.


Te tjera:

Njohuri baze ne dizajn.
Njohuri baze ne faqe web.

Ne ofrojme:

Trajnim te plote.
Shperblim ne baze te performances.

Vetem personat qe permbushin kushtet me siper do te kontaktohen per interviste. Dergoni CV-ne dhe 2 referenca ne adresen:

info@tpksolutions.com
 


Apply WhatsApp
Back
Top