• Tirane, ofroj vend pune Asistent Lektor

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Mesimdhenie | Pedagogji
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Universiteti Metropolitan Tirana rekruton një Asistent Lektor me eksperience në fushën e programimit dhe algoritmikes pranë Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe IT (FSHKIT).

Ju jeni mbajtës i titullit master të shkencave dhe keni eksperiencën e nevojshme pedagogjike dhe profesionale që ju mundëson implikimin tuaj afat gjatë në programet e ndryshme pedagogjike të këtij fakulteti në nivelin bachelor. Potenciali i juaj shkencor është konkretizuar me publikime shkencore në konferenca dhe revista shkencore si dhe në pjesëmarrjen tuaj në projekte shkencore dhe të zhvillimit.
Ju do te jeni i atashuar në departamentin e Inxhinierisë Kompjuterike të FSHKIT ku do përfshiheni në mësimdhënie në programet e ofruara nga departamenti, kërkimin shkencor si dhe ngarkesa të ndryshme administrative.

Për sa i përket mësimdhënies, ju do të përforconi ekipin pedagogjik të departamentit dhe do të merrni pjesë në programet e studimit të nivelit bachelor kryesisht në fushën e programimit dhe algoritmikes. Ju do të merrni gjithashtu pjesë në udhëheqjen e projekteve të studentëve me një dimension aplikativ si dhe të diplomave të studentëve të programeve bachelor. Interesi juaj për inovacionin pedagogjik është një vlerë e shtuar për ju dhe për UMT.
Për sa i përket kërkimit shkencor, ju do të keni mundësinë të ndiqni studimet doktorale në “Inteligjencë Artificiale dhe Sisteme Inteligjente”, program i cili ofrohet nga Fakulteti i Shkenca Kompjuterike dhe IT. Ju keni një interes real për aplikacionet industriale dhe transferimin e teknologjisë dhe keni një projekt kërkimor që konvergjon me atë të FSHKIT.


Ju gjithashtu keni kapacitetin të ndërmerrni aksione pedagogjike dhe kërkimore në bashkëpunim me kolegë dhe institucione ndërkombëtare dhe për këtë zotëroni të paktën gjuhën angleze qoftë për mësimdhënie por dhe për kërkim shkencor.
Kandidatët konkurrentë duhet të dërgojnë në format elektronik këtë dokumentacion:

- Kërkesë me shkrim.
- CV ( Curriculum Vitae) përfshirë listën e botimeve shkencore dhe referimeve në konferenca shkencore brenda ose jashtë vendit.
- Kopje e diplomës dhe listës së notave të nivelit “Master i Shkencave” apo tituj të tjerë akademikë, ose vërtetim të ndjekjes së ciklit të tetë të studimeve “Doktoratë”. Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e certifikatës së njohjes nga organi kompetent (MAS), ose vërtetim që janë në proces njohje.

Aplikimet duhet të dorëzohen me e-mail në humanresources@umt.edu.al
 


Apply
Back
Top