• Tirane, ofroj vend pune Asistent/e Ekzekutiv/e

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Asistence | Sekretari | Backoffice
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
E2 Partners Albania, në emër të klientit të saj, një kompani Shqiptare, që vepron në industrinë e farmaceutike, aktualisht është duke rekrutuar për Asistent/e Ekzekutiv/e.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Punon ngushtë dhe në mënyrë efektive me CEO-n për ta mbajtur të informuar rreth problematikave të hasura në kompani dhe angazhimeve;
  • Hulumton, jep përparësi dhe ndjek çështjet drejtuar CEO duke përfshirë ato të një natyre të ndjeshme konfidenciale;
  • Trajton me prioritet dhe shpejtësi çështjet dhe ndjek projekte deri në përfundimin e sukseshëmm të tyre, shpesh nën presion afatshkurtër ose afatgjatë;
  • Organizon korrespondencën konfidenciale, si dhe kontrollon planet e axhendave apo udhëtimeve dhe përpilimin e dokumentave të nevojshëm lidhur me takimet;
  • Lexon dhe jep në mënyrë të përmbledhur dokumente të ndryshme, ose raporte etj;
  • Ofron lidership për të ndërtuar marrëdhënie të rëndësishme për suksesin e kompanisë dhe menaxhon një sërë projektesh të veçanta për CEO-n të cilat kanë edhe ndikim organizativ;
  • Organizon prodhimin e raporteve nga sektorët e ndryshëm të kompanisë;
  • Ndërmjetëson me kontakte të brendshme dhe të jashtme;
  • Ngre dhe mirëmban sistemin e ruajtjes së dokumenteve;
Kërkesat minimale:

  • Diplomë universitare, në Shkencat Sociale, Administrim Biznesi apo Burime Njerëzore.
  • Minimalisht 2 vjet eksperiencë pune të ngjashmee si Asistent/e Ekzekutive.
  • Aftësi për të qenë i/e shkathët dhe proaktiv kur lindin probleme
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe koordinuese
  • I/E aftë të punojë në skuadër por edhe në mënyrë individuale.
  • Aftësi të mira komunikimi si direkte ashtu dhe me telefon, me vizitorët, partnerët e biznesit dhe stafin.
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office.
  • Aftësi shumë të mirë në të shkruar e në të folur gjuhët Shqipe, dhe Angleze.
Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj në adresën e-mail: e2-partners@outlook.com
Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datën 15 Gusht 2018.
Ju do të kontaktoheni nga ekipi E2 Partners nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.
Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave, ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top