• Tirane, ofroj vend pune Arkitekte

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Arkitekture
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
LION CONSTRUCTION SHPK, një ndër kompanitë e para dhe më të mëdha e fokusuar në ndërtim e Objetjeteve te banimit dhe Hotelerise në Shqipëri ofron Vend Pune ARKITEKTE.
[h=1]Përshkrimi[/h]LION CONSTRUCTION SHPK po zgjeron stafin per shkak shtimit projekteve tona .
Nëse jeni duke kërkuar për përvoja të ndryshme pune dhe mundësi për t'u rritur.
Përgjegjësitë e arkitektit përfshijnë zhvillimin e propozimeve të projektimit, përgatitjen e vizatimeve, specifikimeve, etj.


[h=1]Detyrat[/h]
  • Harton strukturat/ vizatimet/ planet ne përputhje me kërkesat e klientëve dhe me ligjet / rregulloret në fuqi;
  • Krijon skica paraprake, duke përdorur software të përshtatshme projektimi të cilat sugjerojnë formën dhe pamjen e përgjithshme të ndërtesës, mënyrën e ndërtimit, ku ajo do të vendoset dhe si do të duket në brendësi;
  • Pas miratimit nga klienti të planeve paraprake, arkitekti përgatit plane më të detajuara, të cilat tregojnë saktësisht se si do të ndërtohet struktura, duke përfshirë informacione teknike, ose specifikime, të materialeve të përdorura dhe metodat e instalimit;
  • Bashkëpunon me stafin drejtues te inxhinierëve, planifikuesit urbane, kontraktorët, dhe arkitektë të tjerë;
  • Koordinon punën e projektuesve të disiplinave të tjera të përfshirë në projekt;
  • Merr pjesë në përgatitjen dhe mirëmbajtjen e të dhënave të kostos të cilat janë përdorur në përgatitjen e vlerësimeve te kostos për projekte të reja;
  • Koordinon me drejtuesin e projektit për punimet e rifiniturave arkitekturore;
  • Komunikon Klientët për ti prezantuar projektin/pronën;
  • Informon Klientët në lidhje me cilësinë e ndërtimit dhe shërbimet e tjera që ofron kompania ne projekt;
  • Analizon kërkesat e Klientëve për ndryshime në projekt, në bashkëpunim me stafin e kantierit;
  • Njohja me procedurat e kompanisë, me nënkontraktoret, njohja me kontratat e projektuesve dhe zbatuesve;
  • Detyra të tjera që mund të ngarkohen.



[h=1]Kualifikimet[/h]
  • Diplomë në arkitekturë .
  • Njohuri të Microsoft Office dhe programeve softuerike si AutoCAD, Revit, Adobe, 3DMAX etj.
  • Aftësi të mira ndërpersonale dhe prezantuese,komunikuese.
  • Aftësi të mira krijuese dhe vizualizuese.


[h=1]Shënime[/h]Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania me email: e.como@lionconstruction.al
adresen:


Rr."Elbasanit" Residenca Lion Park , Kodrat e Liqenit Tirane/Albania


Afati dorezimit te cv 18/02/2023


 


Apply
Back
Top