• Tirane, ofroj vend pune Arkitekt

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Komuna Parisit | Kristal Center
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Arkitekture
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Center Shqiptare sha eshte nje kompani e cila operon ne fushen e prodhimit dhe tregtimit te produkteve te ambalazhimit te linjes se luksit, si canta letre/ kuti kartoni me magnet / canta pelhure / kuti dedikuar pasticerive / kantinave / argjendarive dhe produkteve te tjera te personalizuara.

Kerkon ARKITEKT.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:

• Analizon projekte, duke bërë një raport të detajuar të arkitekturës nisur nga ana funksionale, estetike, zbatueshmëria, etj;
• Sugjeron ndryshime në projektin për zhvillim në përputhje me buxhetin e projektit;
• Koordinon zhvillimin e projektit të arkitekturës me projektin konstruktiv dhe ato të instalimeve;
• Përgjegjës për pregatitjen dhe vizatimet arkitekturore;
• Ndihmon në programimin e proceseve të punimeve arkitekturore, bazuar në planin kohor të përgjithshëm;
• Bashkëvepron/ndihmon me drejtuesit e ekipeve për punimet e rifiniturave arkitekturore;
• Mbikqyr cilësinë dhe afatet e punimeve dhe materialeve;
• Përgjegjës për vizatimin e detajeve tip;

EDUKIMI:

Të zotërojë diplomë universitare në degën “Arkitekturë”

AFTËSITË DHE KUALIFIKIMET E KËRKUARA:

· Të ketë aftësi shumë të mira administrimi dhe menaxhimi për përmbushjen e detyrës në kohë dhe me cilësi;
· Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondecat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike.
· Të ketë njohuri të mira të projektimeve kompjuterike si: AutoCad, 3D Max, VRay, Lumion, Photoshop;
· Të ketë iniciative dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës.
· Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe raportuese;
· Të ketë eksperiencë 1-3 vjet ne pune të ngjashme;
· Njohuri të gjuhës angleze (njohja e gjuhes Italiane përbën avantazh).

Te interesuarit jane te lutur te dergojne CV ne adresen: centershqiptare1@gmail.com.
Ju lutem specifikoni ne subjekt te emailit pozicionin e punes per te cilin aplikoni.
 


Apply
Back
Top