• Tirane, ofroj vend pune ARKITEKT/E

Dimension për një nga kompanitë e mëdha të ndërtimit në vend po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant:

ARKITEKT



DETYRAT E POZICIONIT

Detyra dhe Përgjegjësi – Departamenti Projektimit- Arkitekt


  • Asiston ne pergatitjen e detyrave te projektimit sipas kerkesave te investitorit.
  • Asiston dhe pergatit projektin arkitektonik sipas kerkesave te projektimin (Detaje/Plan/3D) sipas nevojave dhe afateve te projektimit.
  • Pergatit zberthimin e projekteve arkitektonike/ ne paketa tenderimi per secilin proces arkitektonik me vizatime detaje/specifikime teknike dhe preventive.
  • Pergatit katologet e shitjeve te projekteve te shoqeruar me plane/aksonometri dhe rendera.
  • Suporton me elemente grafike/ skema funksionale/ nevojat komerciale te kompanise.


Detyra dhe Përgjegjësi – Suport klientet


  • Shoqëron klientët e rinj edhe ekzistues në objekt për ti prezantuar pronat/projektin
  • Informon klientët në lidhje me cilësinë e ndërtimit edhe shërbimet e tjera që ofron kompania e ndërtimit tek kjo pronë/projekt.
  • Ndjek procedurën e mirëmbajtjes së klientit.
  • Ndjek përgatitjen e preventivave për punime jashtë projektit bazë.
  • Ndjek procedurën e kthimit të fondeve kur klienti duhet të marr lekë nga kompania për Rifiniturat që ai ka bërë vetë edhe që duhet të rimbursohet.
  • Koordinon takime me klientin kur bëhet verifikimi i sipërfaqeve të ndërtimit të projektit përfundimtar në krahasim me projektin fillestar në bazë të së cilit ka firmosur kontratën klienti.
  • Përpilon raporte javore.


Detyra dhe Përgjegjësi – Suport Projekte te Financuara nga te trete


  • Harton dhe propozon ndryshime Arkitektonike dhe kujdeset per miratimet tek Projektuesi.
  • Asisiton projektet arkitektonike te financuara nga EU me pergatitjen e librezave te masave.
  • Asistion stafin teknik inxhnierik me vizatim detaje inxhnierike.




KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Diplome ne degen Arkitekture;
Eksperienca: Eksperience si arkitekt per nje periudhe jo me pak se 3 vjet;
Aftësi:


  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe negociuese;
  • Aftësi për të kryer një sërë detyrash në terren pa mbikqyrjen e eprorëve;
  • Aftësi të shkëlqyera për të krijuar dhe mbajtur komunikim korrekt dhe të përditshëm me administratën dhe eprorët;
  • Aftësi të mira në komunikim dhe ne shkrim te gjuhes angleze.




Menyra e aplikimit:

Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt «Arkitekt»
Bazuar ne aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

JU MIREPRESIM!




*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personaledhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.

 


Apply WhatsApp
Back
Top