• Tirane, ofroj vend pune Agjent Shitje

Përgjegjësitë:


  • Zbaton planin ditor duke vizituar çdo pikë shitje në zonën/klientët që mbulon, sipas programit ditor;
  • Sigurohet që produkti është i pozicionuar në vendin e duhur dhe sipas standarteve të kompanisë;
  • Inentifikon dhe u përgjigjet nevojave të klientëve;
  • Kontrollon gjendjen e stokut te produktit në pikën e shitjes;
  • Garanton vendosjen e materialeve promocionale në pikën e shitjes;
  • Raporton në mënyrë aktive për konkurrencën (çmimet/ofertat/promocionet, etj);
  • Mirëmban rrjetin e klientëve ekzistues dhe identifikon klientë të rinj potencialë;
  • Prezanton në mënyrë profesionale produktet tek klientët e zonës që mbulon;
  • Monitoron proçesin e porosive dhe bashkëpunon ngushtë me gjithë departamentet përgjegjës deri në mbërritjen e tyre tek klienti;
  • Raporton tek Manaxheri i shitjeve mbi ecurinë e punës dhe problematikën e hasur;
  • Njeh shumë mirë produktet ekzistuese dhe merr informacion mbi ato të reja;


Kërkesat për këtë pozicion:

  • Arsimi i lartë përbën avatazh;
  • Leje drejtimi automjeti;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Eksperienca të ngjashme në fushën e shitjes;
  • Të jetë i aftë të punojë në grup;


Kompania jonë ofron pagë shumë të mire dhe mundësi promovimi.
Personat e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e-mail:
info@partner-ballkanik.com
 


Apply
Back
Top