• Tirane, ofroj vend pune Specialist Shitje në Distribucion

BROTECH BRANDS është një kompani e fokusuar prej 9 vitesh në fushën e ndriçimit duke i shërbyer klientëve nëpërmjet Showroom-it LED Shop, kanalit të distribucionit dhe studios së ndriçimit Memo Lighting.

Brotech Brands po kërkon një Specialist Shitje Distribucion.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Mirëmban klientët ekzistues duke i ofruar produktet e nevojshme sipas specifikave të tyre;
  • Identifikon klientë të rinj dhe prezanton produktet & shërbimet e kompanisë;
  • Dëgjon me vëmendje kërkesat e klientit për të kuptuar nevojat e tij;
  • I përgjigjet në kohë dhe në mënyrë profesionale të gjitha telefonatave dhe e-maileve të ardhura;
  • Orienton klientin drejt zgjidhjes së duhur të produktit;
  • Përgatit dhe prezanton produktet tek klienti;
  • Negocion dhe mbyll shitjen duke arritur një marrëveshje me klientin;
  • Bashkëpunon me anëtarët e tjerë të ekipit të shitjes duke ndjekur proçeset e punës deri në finalizimin e punes;
  • Ofron mbështetje pas shitjes;

Edukimi dhe kualifikime të tjera:

  • Diplomë Bachelor në degët: Ekonomik, Administrim Biznesi, Inxhinieri.
  • 1-2 vite eksperince pune në shitje;
  • Përbëjnë avantazh kandidatët të cilët kanë njohuri dhe përvoja trainimi dhe kualifikimi në manaxhim, shitje dhe komunikim;

Aftësitë e kërkuara:
  • I aftë për të ndërtuar marrëdhënie shumë të mira me klientët;
  • Aftësi vizuale dhe kreative për të kuptuar sa më mirë kërkesat e klientëve;
  • Aftësi në planifikim, skedulim dhe organizim;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese;

Aftësi të tjera:
  • Të disponoj patentë të klasit B

Apliko tani duke dërguar CV-në në adresën hr@brotechbrands.com ose duke kontaktuar ne numrin 067 200 5985.

Afati aplikimit brenda datës 30/04/2024
 


Apply WhatsApp
Back
Top