• Tirane, ofroj vend pune Agjent rezervimi - Incoming Department

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 TEG | Lunder | Farke | Mjull-Bathore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent udhetimi/Turistik
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
VAS GROUP i themeluar në vitin 1994. operon në të 11 vendet e Ballkanit duke ofruar shërbime nga A në Z, përfshirë “meet & greet”, transferta në aeroport, autobus në dispozicion, guida eskortë, hotele, restorante, muze, atraksione të veçanta, etj.
Aktualisht jemi në kërkim të personave energjikë për t’iu bashkuar ekipit tone në rritje, në pozicionet e mëposhtme:
Agjent rezervimi - Incoming Department

Detyrat e Agjentit të Rezervimit përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në:
  • Pranimi, bërja, dhe ndjekja me përpikmëri e rezervimeve nëpërmjet telefonit, emailit apo platformave të tjera të komunikimit për (hotele, guidë, mjet transporti, restorant, muze, atraksione turistike, aktivitete, takime, etc) sipas programit të përcaktuar dhe deleguar.
  • Paraqitja e saktë e këtyre të dhënave në sistemin operativ që përdor kompania në kohë reale dhe efektive.
  • Punimi në advancë në mënyrë që të sigurohet rezervimi i furnitorëve me cilësi, duke bashkërenduar kërkesën e klientit, me propozimin e kompanisë dhe me buxhetin e parashikuar.
  • Respektimi rigoroz i deadline në përgjigje (ndaj klientit dhe furnitorit) sipas organikës së brendshme të kompanisë.
  • Përgjigje e çdo emaili ditor brenda ditës dhe nëse nuk kalohet zgjidhja brenda ditës, të jepet arsyeja pse jo dhe të jepet deadline se kur kjo zgjidhje do jetë e mundur.
  • Këshillues dhe orientues ndaj klientit për çdo paqartësi që mund të ketë gjatë procesit të konfirmimit apo të rezervimit .
  • Update i vazhdueshëm dhe në kohë tek klientët për situatën e rezervimeve dhe përgjegjës për zgjidhjen e situatave problematike që mund të krijohen në rezervim.
  • Mbajtja e komunikimit profesional dhe dinamik me klientët dhe me furnitorët nëpermjet email, telefon apo çdo mënyrë tjetër komunikimi përgjatë orarit normal të punës si edhe në kushte emergjence jashtë saj.
  • Përgjegjës për ekzekutimin e saktë komercial të një oferte (dërgim proformë/invoice ndaj klientit) dhe përmbledhjen e pagesave të klientëve përpara check-in.
  • Përgjegjës për ekzekutimin e saktë të kontratave për secilin operim (me furnitorët) dhe ndjekja me departamentin e financës deri në likujdimin e saktë të tyre.
  • Pajisja e furnitorëve me informacionin e saktë si edhe me mjetet që kompania kërkon (në rastin e guidave/shoferëve) sa i përket brandimit (badge, tabelë pritje, dosje etc) dhe materialeve të tjera që duhen në operim (program, vouchers, lista emërore, kontrata etc).
  • Komunikimi me çdo furnitor për ekzekutimin e saktë të shërbimit për të cilin janë përzgjedhur sipas kontratës dhe qartësi maksimale mbi penalitetet që kompania parashikon në rast mospërmbushjeje të kësaj kontrate.
  • Ruajtja në çdo rast e interesit të klientit (të kompanisë) dhe të kompanisë (në vetvete) dhe ruajtja e konfidencialitetit përgjatë të gjithë procesit të punës, jo vetëm në ambjentet/personat jashtë kompanisë, por edhe brenda saj.
  • Respektimi i deadlines për mbylljet e grupeve në sistem dhe rakordimi me financën në kohë për mbylljen e praktikave me sukses.
  • Raportim ditor/ javor/ mujor mbi punën dhe problematikat tek Drejtuesi i Departamentit.
  • Maksimalizimi i përdorimit të inovacioneve, softeve operative, kanaleve të komunikimit që kompania vë në përdorim.
Kandidati ynë ideal duhet të përmbushë këto kritere:
  • Diploma universitare (me preferencë degët e shkencave ekzakte ose gjuhët e huaja).
  • Njohje dhe zotërim i mirë i gjuhës Angleze (kjo është me detyrim). Njohuritë në një gjuhë të dytë, kryesisht të gjuhës Gjermane dhe Spanjolle.
  • 1-2 vjet eksperiencë në turizëm, në pozicion të ngjashëm.
  • Aftësi të mira organizative dhe komunikimi.
  • Të ketë pasion për industrinë.
  • Të jetë costumer-oriented.
  • Të mund të punojë në mënyrë të pavarur dhe të jetë i/e aftë të marrë vendime të shpejta e të sakta në varësi të situatave që krijohen në rezervim.
  • Të jetë përdorues/e dhe mirëpritës/e i ndryshimeve teknologjike.
  • Të ketë etikë pune dhe të dijë të punojë si pjesë e një skuadre.
  • I/e hapur ndaj ndryshimeve dhe të adaptohet shpejt me ritmin dinamik të ndryshimeve në zyrë .
Ju lutem dërgoni me email dokumentet tuaja të aplikimit në adresën recruitment@vas.al ose kontaktoni ne +355 68 47 97 056 duke specifikuar pozicionin për të cilin aplikoni.

Afati i fundit për aplikim është data 5 Nentor 2023.

Vetëm kandidatët e kualifikuar do të kontaktohen
 


Apply WhatsApp
Back
Top