• Tirane, ofroj vend pune Account manager

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
Partner.al kërkon një Account Manager në Tiranë për një kompani prestigjioze që merret me dizenjimin dhe prodhimin e produkteve te reklamave dhe publicitetit.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
· Përgjegjës për shitjet dhe zhvillimin e aktiviteteve të biznesit;
· Përgatit dhe zbaton planin strategjik për të arritur objektivat e shitjeve dhe për të zgjeruar portofolin e klientëve;
· Përgjegjës për hartimin e procedurave, respektimin e rregullave dhe kontrolleve periodike të zonës që ka nën Supervizim;
· Vlerëson dhe raporton mbi zhvillimet dhe ndryshimet e tregut;
· Krijon marrëdhënie afatgjata me klientë dhe partnerë të rinj;
· Përgjegjës për marrjen e porosisë nga klienti duke asistuar në matjen dhe planifikimin e produktit promocional;
· Mirëmban marrëdheniet me klientet ekzistues;
· Harton dhe zbaton procesin e shitjes dhe strategjisë së marketingut për pjesën e tregut që mbulon;
· Arrin objektivat mujore të përcaktuara nga kompania.
· Zbaton politikat, drejtimet dhe procedurat e kompanisë.
· Identifikon dhe zgjidh në kohë shqetësimet e klientëve.
· Bashkëpunon me Departamentin e Financën për te siguruar administrimin e saktë të veprimeve me faturat, raportet e shitjeve, raportet për klientët, etj;
· Bashkëpunon me Departamentin e Marketingut implementimin e strategjive të shitjes, organizimin e aktiviteteve mbështetëse;
· Raporton në mënyrë të vazhdueshme tek administratori i kompanisë.

Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:
· Të ketë përfunduar studimet e larta;
· Aftësi të shkëlqyera për të prezantuar specifikat e dallueshme të produkteve dhe shërbimeve;
· Aftësi shumë të mira organizative dhe zgjidhje problematikash;
· Aftësi shumë të mira komunikuese dhe bashkëpunuese;
· Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
· Aftësi shumë të mira në përdorimin e MC.Office dhe AutoCad;
· Të disponojë leje drejtimi të kategorisë B.

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps:Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dërgoni CV-in tuaj.
 


Apply
Back
Top