• Tirane , ofroj pune Teknik punimesh civile

PERSHKRIMI I PUNESPOZICIONI: TEKNIK PUNIMESH CIVILE
DEPARTMENTI: DEPARTAMENTI I PLANIFIKIMIT DHE PROJEKTIMIT

RAPORTON TEK: SUPERVIZORI I PLANIFIKIMIT DHE PROJEKTIMIT


DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:


  • Ndërtimi sipas standarteve teknike të infrastrukturës tokësore ose ajërore në varësi të terrenit, e përbërë, por jo e kufizuar nga:
    • Puseta
    • Kanale
    • Shtylla
    • Kanalina
    • etj
  • Zbatimi i të gjitha standarteve të ndërtimit të infrastrukturës së telekomunikacionit, sipas procedurave të përgatitura nga kompania.
  • Zbatimi i normave dhe rregulloreve të punës të përcaktuara nga Kompania.
  • Testime të infrastrukturave tokësore si tubacione dhe puseta.
  • Identifikon dëmtimet dhe mobilizon të gjitha burimet për të zvogëluar kohën e zgjidhjes së incidentit.
  • Raporton dhe propozon për zgjidhje përfundimtare të problemeve.
  • Sigurohet për rikthimin në gjendjen e mëparshme të infrastrukturës në rast dëmtimi brenda kohës së nevojshme në varësi të nivelit të shërbimit.
  • Kryen inspektime dhe kontrolle të infrastrukturës dhe rrjetit në intervale kalendarike. Kryen kontroll periodik të infrastrukturës dhe kryen mirëmbajtje parandaluese.
  • Sigurohet për implementimin e infrastrukturës bazuar në projekte ose udhëzime të supervizorëve.
  • Duhet të kujdeset për raportim dhe dorëzimin e dokumentacionit për përfundimin e punës.
  • Merr në dorëzim të gjitha pajisjet personale të punës dhe të sigurimit teknik.
  • Ndihmon përgjegjësin në trajnimin e stafit të grupit për rregullat teknike të punës, përdorimin e pajisjeve, standartet që duhet të plotësohen sipas procedurave dhe politikave të kompanisë.
  • Plotëson raportet ditore të punës së grupit.
  • Mban përgjegjësi për cilësinë e punës së kryer, mos zbatimin e standarteve, mungesës së pajisjeve personale, dëmtimin e tyre ose vjedhjen e tyre.
  • Zbaton të gjitha rregulloret në përputhje me HSP, me politikën e shëndetit dhe sigurisë si dhe me rregulloret e zbatueshme shtetërore.
  • Zbaton edhe detyra të tjera që kanë lidhje me përgatitjen dhe natyrën e punës.
  • Çdo detyrë tjetër të caktuar nga eprori



ARSIMI: Diplomë shkolle 8 ose 9 vjecare



EKSPERINCA: Preferohet eksperiencë e ngjashme në këtë fushë dhe vjetërsi pune duke filluar nga 1 vit.




KUALIFIKIME:

<>·Aftësia për të punuar në kushte të ndryshme atmosferike.Aftësia për të punuar në një ambjent ku kërkohet: punime në lartësi, ngritja dhe punimi me pajisje të rënda (kapaket e pusetave, barabanet e kabujve) etj.
Të jetë i disiplinuar, i motivuar dhe i organizuar


  • Gatishmëria për të udhëtuar jashtë Tiranës në rast suporti ose projekti.
  • Gatishmëri për të punuar jashtë orarit, fundjavave, ose në raste emergjente.
  • Inteligjenca emocionale
  • Dëgjim efektiv
  • Njohuri për produktet/shërbimet
  • Aftësi komunikimi
  • Aftësitë për zgjidhjen e "problemit".
  • Leje drejtimi e tipit B.

Te interesuarit te aplikojne duke derguar nje CV ne adresen hr@corp.tring.al brenda dates 30.04.2024

Cel:+355697007476
 


Apply WhatsApp
Back
Top