• Tirane, ofroj Kurs pergatitor per certifikim CompTIA

Tirane
CompTIA është çertifikata më e kërkuar nga drejtuesit e kompanive në të gjithë botën për stafin e tyre IT. Me një çertifikatë CompTIA ju mund të punësoheni si IT në të gjithë botën, pasi ju çertifikoheni nga CompTIA Association.

CompTIA Strata IT Fundamentals është një çertifikim që garanton njohjen e komponentëve të kompjuterit, funksionaliteteve, kompatibilitetit dhe çështjeve teknologjike përkatëse. Çertifikimi Strata IT Fundamentals është ideal për individë apo studentë që përgatiten për të hyrë në mjedisin e stafeve IT dhe për profesionistët që dëshirojnë të transferojnë karrierën e tyre në IT apo fusha të lidhura me teknologjinë. Kjo çertifikatë mund të shërbejë si një trampolinë për çertifikime më të larta si CompTIA A+ dhe me përvojë të specializuar, CompTIA Network+ dhe CompTIA Security+.


CompTIA Strata IT Fundamentals

Seanca: 41

Kohezgjatja e seances: 60 minuta

Frekuenca: 3 here ne jave (nga 2 seanca)

Tarifa: 21,900 leke

Çertifikimi CompTIA A+ është pika e nisjes së karrierës tuaj në IT. Programi mbulon mirëmbajtjen e kompjuterave, pajisjeve mobile, laptopëve, sistemeve operative dhe printerave. Kursi është i ndarë në dy pjesë. Në fund të CompTIA A+ Essentials, ju i nënshtroheni provimit CompTIA A+ 220-801, që mbulon bazat e teknologjisë kompjuterike, instalimi dhe konfigurimin e kompjuterave, laptopëve dhe pajisjeve përkatëse, dhe bazat e rrjeteve. Me përfundimin e pjesës së dytë të programit, ju i nënshtroheni provimit CompTIA A+220 – 802, që mbulon aftësitë e kërkuara për të instaluar dhe konfiguruar sistemet operative të kompjuterit, si dhe për të konfiguruar pajisjet e përbashkëta (d.m.th. lidhjen në rrjet dhe e-mailin) për sistemet operative të lëvizshme Android dhe Apple iOS.

A+ Essentials:


Seanca: 41

Kohezgjatja e seances: 60 minuta

Frekuenca: 3 here ne jave (nga 2 seanca)

Tarifa: 31,900 leke


A+Practical


Seanca: 41

Kohezgjatja e seances: 60 minuta

Frekuenca: 3 here ne jave (nga 2 seanca)

Tarifa: 35,900 leke

Regjistrohu tani!
 


Contact
Back
Top