• Tirane, ofroj Hyrje në kulturologji

Tirane
Kulturologjia është disiplina që merret me studimin e kulturës dhe të gjitha aspektve të saj, qoftë në koncept/parim e qoftë si dukuri pamore me manifestimet e saj.

KulturologjiKulturologjia synon ta studiojë kulturën si lokusin e të gjitha praktikave ekzistuese dhe të mundshme që, të marra si tërësi, çlirojnë njerëzit nga të gjithë kushtëzimet e tyre natyrore dhe vartësitë fizike, përfshirë këtu vartësinë e të dobëtit ndaj të fortit, që është marrëdhënia e fuqisë.

Në epokën e modernitetit, globalizmit dhe konsumit, kultura është një koncept që më shumë huazohet për të përshkruar përhapjen e gjerë të një zakoni apo sjelljeje të caktuar në mesin e shoqërive, se sa si një përmasë e pazëvendësueshme aftësisë së njeriut për të shprehur përvojat përmes simboleve, për të vepruar në mënyrë përfytyryese dhe krijuese.

Ashtu siç vetë termi kulturë origjinalisht nënkuptonte kultivimin e shpirtit dhe të mendjes, edhe ky kurs u kushtohet atyre të rinjve, profesionistë dhe studentë, që duan të përvetësojnë konceptet dhe këndvështrimet më themelore në kulturë dhe rreth saj.

Ky kurs është konceptuar në 12 orë akademike (90 minuta) me një frekuencë 1 herë në javë.

Lektor: Edison Çeraj, M.Phil, MA.

Edison Çeraj është pedagog pranë ateliesë së artit konceptual në Universitetin e Arteve, Tiranë. Ai është Master i Arteve nga Universiteti i Arteve, Tiranë në vitin 2005 dhe Master Shkencor në Filozofi nga Universiteti i Tiranës në vitin 2011. Në vitin 2009 ishte anëtar i Rrjetit të Akademikëve të Rinj, Fondacioni për Liri Ekonomike, Tiranë. Është autor i dy librave të botuar: Arti si Mundësi, sh.b. Izabel, Tiranë, 2010 dhe Kërkime në Metafizikën e Artit, Logos-A, Shkup, 2012. Gjithashtu, është i pranishëm aktivisht në periodikët dhe shtypin kulturor me ese të shumta mbi artin, kulturë dhe mendimin. Edison Çeraj është, ndërkohë, themelues dhe kryeredaktor i revistës kulturologjike “Një”.

Rregjistrohu ketu!
 


Contact
Back
Top