• Tirane, ofrohet vend pune vend praktike Internship finance/kontabilitet (i paguar)

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Blloku
Tipi
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience
PROGRAM INTERNSHIP NE FINANCE

Kompania “Balkans Capital” e specializuar në ofrimin e shërbimeve financiare për biznese dhe organizata vendase e të huaja është në kërkim të kandidatëve të interesuar në programin e internship-it të kompanisë. Programi është i hapur për të diplomuar në degët Financë, Kontabilitet, Auditim dhe fusha të lidhura me të, që permbushin kriteret e përcaktuara për këtë pozicion.

Pozicioni: Intern
Koh
ëzgjatja: 3 muaj
Orari: 09:00 - 17:00
Vendodhja: Rr “Brigada 8” ish-Blloku, Tirane

Përfitime nga programi i internship-it:

  • Kandidatët do të punojnë nga afër me ekspertë të fushës;
  • Kandidatët do të kenë mundësi për të punuar me projekte konkrete;
  • Kandidatët do të kenë mundësi të aftësohen dhe rriten profesionalisht
  • Mundësi punësimi pranë kompanisë në bazë të performancës
  • Paisja me certifikatë dhe letër reference pas përfundimit të programit.


Kualifikimet e kërkuara nga kandidatët

  • Ka përfunduar studimet në Fakultetit të Ekonomisë
  • Aftesi të mira komunikuese dhe për të punuar në grup;
  • Saktësi në kryerjen e detyrave;
  • Aftësi shumë të mira organizuese;
Nëse sapo jeni diplomuar dhe kërkoni të zhvilloni karrierën tuaj, ju ftojmë të aplikoni.

Mënyra e aplikimit: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë cv-të e tyre me e-mail në adresën tonë elektronike info@balkanscapital.al me subjekt “Aplikim në programin e internship-it” deri me 28 shkurt 2023.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top