• Tirane, ofrohet vend pune Teknolog Ushqimor

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Autostrada Tr.-Dr.
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Kimist
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Pozicioni i Punës: Teknolog Ushqimor Teknologu mbikëqyr dhe kontrollon punën e përditshme në lidhje me planet e prodhimit, personelit, analizon produktin per standartet e kerkuara. Përdor dhe përgatit dokumentacion e cilesise se produktit, përgatit raporte të ndryshme apo dokumente të tjera dhe bashkëpunon me kontrollorët e cilësisë apo dhe drejtues të tjerë të prodhimit. Teknologu analizon apo trajnon personelin për proçese të ndryshme pune gjatë prodhimit .

Detyra te pergjithshme:

  1. Përgjegjës për planifikimin dhe zbatimin e planit të prodhimit.
  2. Planifikon dhe menaxhon të gjithë procesin e porosisë së lëndëve të para.
  3. Harton, zbaton dhe kontrollon procedurat e produktivitetit në procesin e prodhimit, duke përfshirë raporte dhe informacione të sakta për të marrë vendime strategjike në kompani.
  4. Përgjegjës për vendosjen dhe kontrollin e standarteve të cilësisë së produkteve.
  5. Përgjegjës për linjën e prodhimit në të gjitha hapat për të siguruar cilësinë e produkteve dhe zbatimin rigoroz të recepturave dhe standarteve të cilësisë dhe sigurisë.
  6. Përgjegjës për zbatimin e standarteve dhe ligjeve të sigurise dhe shëndetit në punë.
  7. Përgjegjës për zbatimin nga punonjësit të standarteve të kompanisë për cilesinë, produktitivitetin, mirëmbajtjen dhe sigurinë.
  8. Kontrollon nëse linja e prodhimit I përmbahet standarteve dhe procedurave dhe është në përputhje me kërkesat ligjore ne fuqi.
  9. Pergjegjës për kryerjen e analizave dhe kontrolleve të nevojshme për të plotësuar cdo standart dhe procedurë të kërkuara nga strukturat e brendshme të kompanisë si dhe autoritetet shtetërore.
  10. Përgjegjës për raportimin ne kohë dhe zgjidhjen e cdo problemi që ndikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë funksionimin e përditshëm të punës.
  11. Ndihmon në zhvillimin, vendosjen dhe monitorimin e të gjithë parametrave kyç të përpunimit dhe testimit për tu siguruar që materialet/produktet plotësojnë kërkesat dhe standartet.
  12. Orienton në vendosjen e procedurave /udhëzimeve të punës dhe dokumentacionit të kërkuar për të gjitha operacionet e prodhimit.
  13. Ndihmon që sistemet e sigurisë së kompanisë të zbatohen, mirembahen dhe përmirësohen vazhdimisht në përputhje me standartet ISSO/HACCP dhe certifikimet e tjera te kompanisë.
  14. Përgjegjës per organizimin dhe zbatimin e trajnimeve të ekipit të prodhimit.
  15. Raportim ditor, javor dhe mujor për departamentin e prodhimit.


Kriteret dhe aftësitë e kërkuara

  1. Diplomë universitare në “Teknologji ushqimore” ose degë të ngjashme.
  2. Eksperience pune mbi 3 vjet në industrinë e përpunimit të mishit.
  3. I aftë të drejtoj njerëzit në varësi.
  4. Njohës i mirë i legjislacionit shqiptar për sigurinë ushqimore në prodhim.
  5. Trajnime në fushën e përpunimit të mishit përbëjnë avantazh
  6. Të jetë njohës i mirë i programeve bazë të paketës Office
  7. Të karakterizohet nga integriteti dhe korrektësia në punë.
PROÇEDURA E APLIKIMIT:

Personat e interesuar duhet të dërgojnë CV me foto dhe Letër Interesi me email në adresën: Hr@Dimal.com ose kontaktoni ne numrin e telefonit: 0692037422
Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen brenda 48 orëve nga marrja e aplikimit.

DIMAL INC® promovon shanset e barabarta!


Cel. : 0692037422
 


Apply WhatsApp
Back
Top