• Tirane, ofrohet vend pune Teknik Ndërtimi

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
6 Pallati me Shigjeta | Delijorgji
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Teknik
Gjuha
RATECH sh.p.k. paraqitet në tregun shqiptar si një nga kompanitë kryesore për instalimin dhe integrimin e sistemeve të sigurisë.

Në kuadër të zgjerimit të kompanisë, ne po kërkojmë një person për pozicionin e mëposhtëm:

TEKNIK NDËRTIMI

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
  • Ndjek dhe zbaton të gjithë ecurinë e punës dhe projektit duke asistuar në: gërmimin, betonimin, hapjen dhe mbylljen e mureve sipas nevojës së projektit, etj;
  • Zbaton projektin në përputhje me kushtet teknike të zbatimit (KTZ) dhe gjithmonë sipas direktivave të menaxherit të projektit;
  • Zbaton kërkesat dhe direktivat e inxhinierit përgjegjës për menaxhimin e projektit;
  • Kontrollon për mosabuzim të sasisë së materialeve si dhe informon inxhinierin e projektit për ecurinë e punës dhe problematikat që mund të konstatojë duke dhënë mendim për përmirësim;
KËRKESAT
  • Të ketë mbaruar shkollën e mesme (Jo e detyrueshme);
  • Të ketë eksperiencë në punime ndërtimi;
  • Aftësi të mira raportimi, organizimi dhe bashkëpunimi, me kolegët e tjerë si dhe me menaxherin e projektit.
Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në email: bleona@ratech.al
Nr.tel: +355697069754.

Shënim: Shoqëria Ratech shpk përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008 Për mbrojtjen e të dhënave personale” si dhe në Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top