• Tirane, ofrohet vend pune Teknik Mirëmbajtje

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Teknik
Gjuha
Aleat Sh.p.k është një kompani shqiptare me sipërmarrje të përbashkët të Idemia Identity & Security dhe Fondit Shqiptaro–Amerikan të Ndërmarrjeve për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe Pasaportave biometrike për qytetarët shqiptarë. (www.aleat.al).

Për organizatën tonë ne jemi duke kërkuar një Teknik Mirëmbajtje.

PËRSHKRIMI
Tekniku i mirëmbajtjejes është përgjegjës për mirëmbajtjen e ambjenteve të brendshme dhe të jashtme të godinës së kompanisë duke përfshirë riparime hidraulike, mekanike, sisteme elektrike, gjelbërim etj. Tekniku i mirëmbajtjes raporton drejtpërdrejtë tek Inxhinieri i Mirëmbajtjes.

KËRKESA

  • Mbikqyr ndërtesën dhe riparon sistemet mekanike për t'u siguruar që ato janë në përputhje me standardet e shëndetit dhe sigurisë;
  • Kryen mirëmbajtjen e sistemeve elektrike (ndërron llambat dhe prizat, riparon panelet qëndrore elektrike etj.);
  • Ndjek kontrollet e mirëmbajtjes se sistemeve të ventilimit dhe kondicionimit dhe kryen riparime kur është e nevojshme;
  • Mirëmban sistemet hidraulike për të siguruar funksionalitetin;
  • Inspekton sistemet e alarmit (zjarri, mbrojtje) dhe planifikon riparimet kur është e nevojshme;
  • Kryen riparime manuale kur është e nevojshme (rregullon bravat, mekanizmat e dritareve, lyerje te sipërfaqeve te vogla, etj.);
  • Mirëmban gjelbërimin e ambjentit të jashtëm të ndërtesës (pastrim, ujitje, spërkatje insekticide, etj);
  • Raporton për problematika të ndryshme pranë Inxhinierit të Mirëmbajtjes në bazë të inspektimeve të kryera si dhe suporton në mbajtjen e inventarit për furnizimet e mirëmbajtjes;
  • Suporton në detyra të tjera të caktuara, brenda Departamentit të Sigurisë, skuadrën e logjistikës dhe magazinës;

PËRGJEGJËSI

  • Diplomë e shkollës së lartë ose e mesme teknike profesionale;
  • Përvojë e dëshmuar si teknik mirëmbajtjeje;
  • Njohuri bazë të sistemeve elektrike, hidraulike dhe të tjera;
  • Njohuri të proceseve dhe metodave të përgjithshme të mirëmbajtjes;
  • Shkathtësi manuale dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve;
  • Aftësi në përdorim të veglave të punës;
  • Gatishmëri për të punuar jashtë orarit;
  • I përkushtuar për të zbatuar detyrat e ngarkuara sipas procedurave të kompanisë;
  • Certifikata në HVAC, teknologjinë e mirëmbajtjes së ndërtesave ose fushën përkatëse do të jetë një plus.
  • Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh;

Të gjithë të interesuarit të dërgojnë një cv të plotë me detaje të edukimit dhe eksperiencave si dhe me foto, pranë burime.njerezore@aleat.com ose Departamenti i Burimeve Njerëzore, Aleat sh.p.k, Rruga "Xhanfize Keko, ish-Tipografia Ushtarake - Tiranë, Shqipëri.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Me dërgimin me postë elektronike të jetëshkrimit (CV) në adresën e treguar në këtë njoftim, kandidati për punë pranon që shoqëria ALEAT Sh.p.k të përpunojë të dhënat e tij/e saj personale për qëllimin e punësimit, në përputhje me legjislacionin në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale.
 


Apply
Back
Top