• Tirane, ofrohet vend pune Teknik instalues fotovoltaikë. Panele diellorë

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Teknik
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania "Aminn Capital Partners shpk" vjen ne treg duke ofruar :


  • Ofrimi i konsulences dhe asistences teknike per projektimin, mirembajtjen, riparimin,
  • prodhimin e Pajisjeve Elektrike, Fotovoltaike, dhe te cdo materiali tjeter ndihmes te sistemit dhe rrjetit elektrik.
  • Tregtim i energjise nga burime te rinovueshme

Aminn Capital Partners shpk
po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:
Teknik instalues per panele fotovoltaike dhe diellore

(Paga fillestare 75 000 Leke + Sigurime)

-Tekniku është përgjegjës për funksionimin e pajisjeve dhe programeve të mirëmbajtjes së linjave,në përputhje me specifikimet e pajisjeve dhe përputhshmërinë me standardet e cilësisë
- Pozicioni gjithashtu është përgjegjës për realizimin e detyrave të mirëmbajtjes të përcaktuara në standardet e sigurisë dhe produktivitetit.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Instalimi dhe mirëmbajtja e paneleve
  • Ngritja e materialeve të rënda, ngjitja e shkallëve dhe lëvizja në çati
  • Leximi i planeve dhe skemave për vendosjen e saktë të paneleve
  • Prerja, montimi dhe lidhja e paneleve të shumta
  • Zgjedhja dhe konfigurimi i vendndodhjeve ku eshte i pershtatshem te organizohet sistemi
  • Instalimi i paneleve ose mirëmbajtja e tyre, si dhe vëmendje ndaj detajeve.

Aftësitë dhe kualifikimet:

  • Te jete i specializuar sipas profilit te pozicionit te kerkuar
  • Minimum 2-3 vjet eksperiencë në mirembajtjen dhe instalimet e paneleve diellore.
  • Aftësi për të diagnostifikuar me saktësi e shpejtësi difektet dhe riparimin e tyre në kohë.
  • Njohuri të mira të procesit ne lidhje me impiantet dhe panele fotovoltaike.
  • Njohja dhe përdorimi i manualeve
  • Njohja e rregullave të sigurimit teknik
  • Njohje e gjuhes Angleze ne nivel mesatar/ Avantazh perben njohja e gjuhes Gjermane gjithashtu.


Të interesuarit duhet të dërgojnë një kërkesë për punësim ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës
dhe një kopje të CV me foto (ne gjuhen Angleze),

në adresen e-mail: gardencity.albania@gmail.com
Telefon/Mobile: +355 67 207 2721

Adresa :
Garden City – prane Terminalit te Autobusave kthesa e Kamzes


  • Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.


 


Apply WhatsApp
Back
Top