• Tirane, ofrohet vend pune TEKNIK ELEKTROSHTEPIAKE-ELEKTRONIKE

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
6 Astir | Unaza e re | Teodor Keko
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Sherbim | Reparime
Gjuha
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Punëdhënësi: ProZONË shpk
Adresa: Rruga "Mikel Maruli", Komp. “Jora Palushi” TIRANË
Telefon: +355672077774
E-MAIL: info@prozone.al

Shoqëria ProZONË shpk ushtron aktivitetin e saj prej 5 vjetësh tashmë. Aktiviteti jonë kryesor është asistenca teknike dhe shërbimet e paisjeve elektronike dhe atyre elektroshtëpiake. Për zgjerimin e stafit teknik me pozicionet si më poshtë, kërkojmë:

  • Teknik për riparimin e paisjeve elektronike
  • Teknik për riparimin e paisjeve elektroshtëpiake
  • Teknik për instalime/riparime sistemesh kondicionimi

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

  • Kryerja e konstatimeve dhe riparimeve të shërbimeve të kërkuara në ambjentet e kompanisë dhe adresat e klientëve
  • Riparimi në kohë i pajisjeve dhe raportimi i tyre
  • Dokumentimi në mënyrë të saktë i riparimeve të përfunduara

Kualifikime dhe kërkesa të përgjithshme:

  • Preferohet arsimi profesional dhe/ose eksperiencë e mëparshme
  • Aftësi të mira organizimi, planifikimi dhe komunikimi.
  • I aftë të përshtatet dhe të punojë në grup
  • Leje drejtimi për automjet pune

Si pjesë e ekipit tonë, ne ofrojmë:

  • Punësim me kohë të plotë
  • Pagesë në përputhje me njohuritë teknike dhe eksperiencën në këtë fushë
  • Mundësi shumë të mira për rritje të nivelit teknik dhe çertifikime të mëtejshme profesionale

Nëse jeni të vetëpunësuar në këtë lloj aktiviteti dhe keni një NIPT (Numri i Identifikimit të Personit të Tatueshëm) aktiv, ne jemi të gatshëm dhe ju ftojmë për të diskutuar cdo lloj bashkëpunimesh kontratuale me interes e ndërsjelltë në këtë fushë.

Të interesuarit mund të na kontaktojnë në adresën info@prozone.al duke na dërguar CV ose mund të na telefononi në numrin +355672077774 për pyetje që mund të keni lidhur me këtë njoftim.

Ju mirëpresim!



Cel. : +355672077774
 


Apply WhatsApp
Back
Top