• Tirane, ofrohet vend pune Suport Teknik

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. IT | TIK | Informatike Ekonomike
Gjuha
Bilanc shpk, për të mbështetur rritjen e vazhdueshme të kompanisë, fton çdo të interesuar që të aplikojë në pozicionet
e punës si më poshtë:

Pozicioni: Suport Teknik

Detyrat dhe përgjegjësitë:
Personi i kërkuar do të angazhohet në procesin e suportit teknik ndaj klienteve të rinj dhe atyre ekzistues, bazuar në njohuritë e mëposhtme:


  • Njohuri të përgjithshme për sistemet e operimit Windows dhe Windows Server
  • Njohuri të përgjithshme për rrjetin LAN/Wireless midis kompjuterave
  • Njohuri për instalimin dhe konfigurimin fillestar te Microsoft SQL Server
Kualifikime dhe Kërkesa:


  • Diplomë Universitare në degët e Informatikës dhe Elektronikës.
  • Preferohet përvojë pune 1 vjeçare. Pozicione te ngjashme perbejne perparesi.
  • Perbejne perparesi certifikimet Windows Server, Cisco etj
  • Njohje e mirë e gjuhës angleze
Aftësi:


  • Të ketë aftësi të mira komunikuese
  • Të jetë i aftë të punojë në grup
  • Të ketë aftësi analitike
Kompania ofron:


  • Trajnim të plotë
  • Vlerësim në bazë të performancës
  • Pavarësi në punën e përditshme
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre, me subjekt “Aplikim për pozicionin Suport Teknik”, në adresën elektronike: hr@bilanc.com,
brenda datës 25 Gusht 2023.

Aplikimi duhet të përmbajë:

• CV-në e kandidatit

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.
 


Apply
Back
Top