• Tirane, ofrohet vend pune Supervizor/e Shërbimi TEG

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 TEG | Lunder | Farke | Mjull-Bathore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Supervizor
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Tirana East Gate (TEG) është qendra tregtare më e madhe në Shqipëri, hapja madhështore e së cilës daton në vitin 2011. Tani me 160 dyqane dhe 2000 vende parkimi, TEG është një destinacion tërheqës për klientët nga Tirana, Elbasani dhe Kosova e me gjerë. TEG pjesë e BALFIN Group, Grupit më të madh dhe inovator të investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon.
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Supervizor/e Shërbimi TEG

Departmenti: Operativ TEG

Vendndodhja: TEG, ACREM


Detyrat dhe përgjegjësitë:



  • Planifikimi i stafit, dhe koordinimi i turneve, për të pasqyruar shërbimin e duhur gjatë gjithë kohës kur parkimi do jetë funksional, me në vëmendje ofrimin e shërbimit miqësor, të shpejtë dhe efikas.
  • Suport për menaxherin për trajnimin dhe këshillimin e operatorëve të parkimit, duke siguruar respektimin e standardeve të performancës, paraqitjes dhe procedurave operacionale.
  • Zbaton procedurat e vendosura të percaktuara për të maksimizuar disponueshmërinë e parkimit te klienteve gjatë fundjavave apo periudhave me volum të lartë vizitoresh.
  • Të jetë njohes i mire i arkës dhe programeve financiare, të bëjë mbylljet ditore dhe të njohë proçeset që lidhen me tarifat e parkimit.
  • Eshtë përgjegjes për stafin, arkën dhe mbarëvajtjen e punës së përditshme për parkimin me pagesë.
  • Të raportojë tek eprori për problematikat dhe ecurinë e proçesit, si dhe të suportojë në hartimin e proçedurave / rregulloreve që rezultojnë në qarkullim të sigurt dhe efikas të trafikut në TEG.
  • Të suervizojë punonjësit dhe të koordinojë me stafin e sigurisë për të siguruar qarkullim efikas të trafikut.
  • Kontrollon sinjalistiken e vendosur në parkim që është funksionale dhe raporton rastet e problematikave tek personat përgjegjes.
  • Mbikëqyr pastrimin dhe mirëmbajtjen teknike për zonën e parkimit dhe siguron që të jenë sipas standarteve.
  • Ruan marrëdhënie të shkëlqyera me klientët dhe të zgjidhë shqetësimet / problematikat në lidhje me parkmin.
  • Kryen të gjitha detyrat e tjera të lidhura me pozicionin, qe i janë caktuara nga eprori.

Kërkesa dhe kualifikime:



  • Minimumi tre (3) vjet përvojë, si supervisor/e dhe /ose ekspeinca pune të ngjashme.
  • Diplomë universiteti, preferohet dega Ekonomisë
  • Aftesi të përgjithshme menaxhuese dhe organizuese të proçeseve të punes në presion të lartë.
  • Aftësi për të komunikuar në mënyrë efektive me klientët, anëtarët e ekipit dhe menaxherët.
  • Duhet te kete njohuri te pergjihshme te arkes, programit financiar per rakordim me dep e finances
  • Njohuri të mira kompjuterike
  • Zoterues i leje drejtimi kategoria B


Kushtet e Punës: BALFIN Group ofron një paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë një shpërblim të drejtë në vlerësimin e meritës dhe performances.


Mënyra e aplikimit:

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni elektonikisht CV-n tuaj në adresën email: [B]hr@acrem.a[/B]l brenda dates 11.09.2023, duke specifikuar ne subject " Aplikim per Supervizor/e Shërbimi TEG"

Për dorëzim të CV-ve mund të paraqiteni në TEG pranë pikës së informacionit, kati 0.


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top