• Tirane, ofrohet vend pune Specialiste marketingu

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
6 Kombinat | Vaqarr | Ndroq
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
Gjuha
EuroElektra Sh.p.k prezente mbi 13 vjet në treg, është një ndër kompanitë kryesore në tregtimin e materialeve elektrike dhe energjisë së ripërtëritshme, duke ofruar zgjidhje me anë të projekteve të teknologjisë më të avancuar, në Shqipëri dhe rajon. Është e pranishme me zgjidhje inovative për sistemet e menaxhimit të energjisë si “energji djellore” dhe “karikuesit e veturave elektrike”. Ofron shërbime projektimi dhe promovon sisteme të avancuara për godina, tregtare, industriale dhe rezidencile. Gjithashtu ofron shitje me shumicë të materialeve elektrike.

Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj kërkon të punësojë “Specialiste marketingu.

Vështrim i përgjithshëm:

Si specialiste marketingu, ju do luani një rol thelbësor në zhvillimin dhe vënin në zbatim të strategjisë së marketingut duke promovuar shërbimet / produktet e shoqërisë dhe nxitur zhvillimin e biznesit. Ju do bashkëpunoni duke krijuar fushata tërheqëse dhe sjellë rezultate të matëshme.

Kërkesat dhe kualifikimet:


  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë për Marketing ose në profile ekuivalente
  • Të ketë përvojë punë të provuar në marketing dhe të njohë parimet e marketingut.
  • Të njohë mjetet dhe paltformat e marketingut digjital.
  • Atësi të shkëlqyera në komunikim dhe shkrim.
  • Të mendojë në mënyrë kreative dhe të ketë aftësi për të krijuar dhe impelementuar ide të reja dhe inovatime në promovimin e kompanisë dhe shërbimeve të saj.
  • E orjentuar drejt rezultateve dhe e aftë për të punuar në mënyre të pavarur.
  • Aftësi shumë të mira bashkëpunuese dhe e aftë për të menaxhuar njekosësisht disa projekte.

Detyrat dhe përgjegjësitë :


  • Zhvillon dhe vë në zbatim fushata marketingu për të bërë të njohur kompaninë, produket dhe shërbimet që ajo ofron, duke rritur klientelën.
  • Bën kërkime tregu për të identifikuar tendencat, nevojat e klienteve dhe avantazhet konkuruese të kompanisë.
  • Koncepton dhe ekzekuton eventet promocionale.
  • Krijon dhe menaxhon kontentin për marketingun digjital, duke përfshirë mediat sociale, e-mail, website, etj.
  • Bashkëpunon me dizenjuesin grafik dhe bashkëpunëtorët e tjerë për të krijuar materialet promocionale dhe të marketingut.
  • Detyra të tjera te dhëna nga punëdhënësi brenda profilit të pozicionit të punës.

Si të aplikoni:

Nëse jeni një profesionit i apasionur dhe i motivuar i marketingut që kërkon një sfidë të re, ju inkurajojmë të aplikoni për këtë pozicion. Ju lutem dergoni CV tuaj ne adresën e e-mail hr@euroelektra.al ose kontaktojnë në numrin e telefonit: 0672071043.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do kontaktohen për intervistim.

Ju mirëpresim!

EuroElektra sh.p.k
Rruga Prush, 1041, Vaqarr, Tiranë

Tel: +355 42 476 501
e-mail: info@euroelektra.al
Web: http://euroelektra.al
Linkedin: https://www.linkedin.com/company/euroelektra/
FB: https://www.facebook.com/EuroElektraAl/



Cel. : 0672071043
 


Apply WhatsApp
Back
Top