• Tirane, ofrohet vend pune Specialiste Marketing/Shitje

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
Gjuha
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Specialiste Marketing/Shitje

  • Të jetë me arsim të lartë;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
  • Eksperiencë pune mbi 2-vjet (marketing, shitje)
  • Njohuri të mira të principeve të marketingut
  • Të njohë mirë teknikat e kërkimit të tregut dhe grumbullim database
  • Njohje e paketës së programeve Ms-Office
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe pune në grup

Detyra/Përgjegjësi:

  • Të kryejë detyra administrative ditore për të siguruar funksionimin dhe koordinimin e aktiviteteve të departamentit të marketingut.
  • T’i ofrojë mbështetje drejtuesit të departamentit të marketingut për projekte të ndryshme.
  • Të kryejë kërkim tregu dhe analizë të raporteve/pyetësorëve.
  • Të aplikojë teknika analitike marketingu për të mbledhur të dhëna të rëndësishme (social media, web analytics, rankings, etc.)
  • Përditësim i të dhënave statistikore marketuese.
  • Asistencë në organizimin, ndjekjen dhe mbylljen e fushatave promocionale.
  • Përgatitja dhe dorëzimi i prezantimeve për projekte të caktuara.
  • Krijimi dhe postimi online në llogari të kompanisë në ëeb-site dhe social&professional media.
  • Krijimi dhe mbarëvajtja e kontakteve me klientë, agjensi dhe grupe të tjera të interesit.

Të interesuarit të dërgojnë CV-të e tyre në adresën e email-it: eshqypi@era.al ose të paraqiten pranë zyrave qëndrore të "Eres" (Rr. Perlat Rexhepi, pallati Unicom, Tirane)
Afati i fundit i aplikimit: 15.01.2023

"Era 2000" shpk garanton dhe merr përsipër që të dhënat e të gjithë aplikantëve të trajtohen dhe ruhen në konfidencialitet të plotë.



Cel. : 069 40 50 203
 


Apply WhatsApp
Back
Top