• Tirane, ofrohet vend pune Specialiste Finance

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Autostrada Tr.-Dr.
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
UNIVERS Reklama sh.p.k, kompania lider në fushën e ideimit,
prodhimit dhe montimit të produkteve publicitare të kategorive të shumta,
tashmë prej vitit 2001 në tregun Shqiptar dhe të rajonit, shpall të hapur pozicionin e punës:

Pozicioni i Punës:
Specialiste Finance


Përgjegjësitë / Përshkrimi i Vendit të Punës:


- Ndjekja e faturimeve ditore të shitjeve
- Mbyllja dhe kontrolli i librit mujor të shitjeve
- Kontabilizimi i të gjitha veprimeve bankare
- Ndjekja e debitorëve deri në arkëtimin e tyre.
- Ndjekja e procedurave të exportit për klientët jashtë vendit .
- Përpilon raporte mujore mbi shitjet
- Kryen rakordimin e tepricave debitore dhe kreditore të shoqërisë
- Asiston dhe bashkëpunon në mbylljen e pasqyrave financiare
- Si dhe detyra te tjera, në varësi të kërkesave të Drejtueseve të shoqërisë dhe brenda funksionit të pozicionit të punës.


Kualifikimet Kryesore:

- Arsimi i lartë, dega Financë;
- Përvojë pune në kontabilitet, mbi 2 vjet;
- Të ketë njohuri mbi organizimin, ndjekjen dhe raportimin e punës;
- Njohja dhe përdorimi i paketës Office.
- Të ketë njohuri shumë të mira të programit Financa 5.0 dhe Alphaweb
- Njohuri mbi sistemin e fiskalizimin Selfcare
- Aftësi bashkëpunuese
- Të jetë e besueshme dhe me integritet.

Kandidatët të cilët vlerësojnë se i përmbushin kriteret e mësipërme të kualifikimit, eksperiences dhe aftesive te dergojne CV-n e tyre në adresën: hr@universreklama.com

UNIVERS Reklama sh.p.k
Autostrada Tirane - Durres; Mbikalimi i Ri i Rinas-it, Qafë-Kashar, Tiranë

 


Apply
Back
Top