• Tirane, ofrohet vend pune Specialist Thesari

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
3 Fresku | Linze | Dajt
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Specialist | Banke / Sigurime
Gjuha
Kush jemi ne?

ProCredit Bank është një bankë tregtare e orientuar drejt zhvillimit dhe e fokusuar në ofrimin e zgjidhjeve digjitale per klientët tanë. Punojmë për të ofruar shërbim cilësor për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, sepse jemi të bindur që këto biznese krijojnë numrin më të madh të vendeve të punës dhe u japin një kontribut thelbësor ekonomive në të cilat operojnë. Ne promovojmë kulturën e kursimit dhe përgjegjësinë financiare, duke ofruar shërbime të thjeshta depozituese për klientët tanë, shërbime online dhe duke investuar burime të konsiderueshme në edukimin financiar, si për klientë biznesi ashtu edhe individë privatë.
Specialist për Këmbime Valutore dhe Tregut të Parasë

Disa nga përgjegjësitë kryesore:


  • Ofron çmime dhe negocion me klientët e bankës në lidhje me këmbimet valutore.
  • Kryen marrëveshje të këmbimeve valutore me bankat në kuadër të manaxhimit të pozicioneve të hapura valutore.
  • Monitoron në mënyrë të vazhdueshme pozicionet e hapura valutore, duke siguruar përputhshmëri me limitet.
  • Kontrollon në bazë ditore transaksionet e këmbimeve valutore bazuar në raportet e gjeneruara nga sistemet.
  • Komunikon me strukturat e bankës në rast parregullsish, në mënyrë që të bëhen veprimet rregulluese.
  • Raporton në strukturat përkatëse sipas procedurave të bankës në lidhje me procese të caktuara të pozicionit.
  • Ndjek në bazë ditore zhvillimet në tregjet e parasë dhe atyre valutore (lokale dhe ndërkombëtare).

Apliko
duke dërguar CV-në tënde deri në dt. 15 Qershor, në: burime.njerezore@procredit-group.com me subjekt "Specialist Thesari".
 


Apply
Back
Top