• Tirane, ofrohet vend pune Specialist Shitjeje

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Specialist | Banke / Sigurime
Gjuha


Funksioni: Specialist Shitje në Drejtorinë e Përgjithshme – Tiranë:
3 vende pune
Drejtoria: Drejtoria e Sigurimeve Vullnetare


  1. Qëllimi i përgjithshëm i pozicionit të punës
Dhënie kontributi për hartimin dhe zbatimin e strategjive të reja për marketing për shitje të produkteve vullnetare; realizimi i shitjeve për klientë të ndryshëm.


  1. Detyrat kryesore

  • Të shesë produktet e sigurimeve vullnetare klientëve potencialë: individë, biznese të vogla e të mesme, korporata dhe entitete publike;
  • të jetë proaktiv, i strukturuar në shpjegime për klientët që të garantojë përputhshmërinë e nevojave të tyre me mbulimet respektive të produktit/eve të sigurimit;
  • të mirëmbajë marrëdhëniet me klientët ekzistues dhe të krijojë databazë klientësh të rinj, që të mundësojë arritjen e objektivave të vendosura nga shoqëria;
  • të plotësojë me korrektësi, të organizojë dhe të administrojë dokumentacionin përkatës të çdo praktike sigurimi;
  • kryen dhe çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga eprorët.

3. Kriteret;

  • Të ketë përfunduar studimet master shkencor/profesional në fushat Ekonomi, Marketing, Inxhinieri, Informatike, Drejtësi. (Kandidatet me mesatare mbi 9 në studimet bachelor/master, të kenë të pakten 2 vjet experiencë pune);
  • Të zotërojë gjuhën angleze;
  • Eksperiencë pune të paktën 5 vjet;
  • Të ketë njohuri në përdorimin e kompjuterit dhe programeve bazë;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe pune në grup.


Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
– Fotokopje të diplomës
– Curriculum Vitae (Cv)
– Fotokopje të Librezës së Punës
– Dëshmi kualifikimi të ndryshme
Dokumentet duhen dorëzuar pranë adreses se emailit burime.njerezore@eurosig.al
 


Apply
Back
Top