• Tirane, ofrohet vend pune Specialist Sherbim Klienti Italisht

Trita Hospital në kuadër tē zgjerimit të aktivitetit të saj kërkon të punësojë një Specialist Sherbim Klienti Italisht.
Në këtë pozicion, ju do të jeni përgjegjës për sjelljen dhe menaxhimin e klientëve të rinj, menaxhimin e rezervimeve dhe anullimeve në mënyrën më efektive dhe detyra të tjera të cilat do të trajtohen si më poshtë.


[h=1]Detyrat[/h]
  • Realizon në mënyrën e duhur dhe efikase proçesin e kryerjes së telefonatave drejtuar klientëve për dhënien e informacionit në lidhje me shërbimet që ofron spitali;
  • Realizon proçesin e informimit të vizitorëve në lidhje me shërbimet e spitalit;
  • Njihet me sistemet e menaxhimit të spitalit;
  • Kryen rezervimet në përputhje me proçedurat standarde të operimit;
  • Komunikon dhe bashkëpunon me Departamentin e Marketingut;
  • Mirëmban skedarët dhe raportet sipas kërkesave specifike;
  • Kujdeset që të regjistrojë saktësisht të gjitha rezervimet, paketat dhe zbritjet speciale;
  • Menaxhon dhe dërgon konfirmimet sipas kërkesave të klientëve;
  • Kupton dhe aplikon politikën e spitalit për rezervimet e garantuara dhe ato rezervime në të cilat klienti nuk paraqitet në spital;
  • Kujdeset të marrë informacionet e duhura rreth zonave që shfaqin interes në mënyrë që të kontaktohen klientë në varësi të sezoneve të veçanta.


[h=1]Kualifikimet[/h]
  • Të jetë njohës i mirë i gjuhës Italiane;
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi;
  • Kandidati duhet të jetë i vëmendshëm ndaj detajeve;
  • Të ketë përvojë në trajtimin e çështjeve të shërbimit ndaj klientit dhe të jetë bashkëpunues;
  • Të jetë fleksibël për t'iu përshtatur situatave të ndryshme në punë;

[h=1][/h]Për të aplikuar për këtë mundësi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj me subjektin: "Specialist Sherbim Klienti Italisht në: hr@trita.al


Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr. 9887 vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale"


 


Apply
Back
Top