• Tirane, ofrohet vend pune Specialist Senior i Rrezikut të Tregut dhe Likuiditetit

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Specialist Senior i Rrezikut të Tregut dhe Likuiditetit
Qyteti / Dega: Tiranë
Afati i fundit per aplikim eshte: 4 Maj 2023


Divizioni: Risku
Kualifikimi i kërkuar:
• Te jete I diplomuar per Ekonomiks ose Finance
• Te kete te minimum 3 vjet experience ne sektorin banker. Të kete eksperience të mëparshme në sektoret e riskut ose të thesarit është një vlere e shtuar.
• Te kete aftesi ne prezantim dhe ne koordinim.
• Te kete njohuri te shkelyera ne gjuhen angleze.
• Të ketë njohuri të mira të Microsoft Office.
• Të jetë bashkëpunues dhe të ketë aftësi komunikimi me strukturat e tjera.

Detyrat Kryesore dhe Përgjegjësitë:
• Ndjekja e principeve per identifikimin, vleresimin, monitorimin dhe raportimin e rrezikut te tregut, likuiditetit dhe risqeve te tjera financiare sic percaktohet nga politika dhe dokumenti rregullator.
• Përgjegjës për monitorimin dhe përgatitjen e raporteve ditore, mujore, tremujore dhe sipas rastit të kërkuara nga grupi, menaxheri i drejtpërdrejtë ose struktura të tjera bankare.
• Përgjegjës për monitorimin e ekspozimeve të shtetit dhe vlerësimit të rrezikut të vendit bazuar në kërkesat dhe rregullatoret e brendshme.
• Përgjegjës për monitorimin e ekspozimeve te kunderpartive, raportimin per kunderpartite e me ekspozime te mëdha bazuar në kërkesat e rregullatore dhe për përgatitjen e vlerësimeve per kunderpartite.
• Përgjegjës për monitorimin e pozicioneve neto të hapura valutore për monedhat e huaja, arin dhe pozicionin neto ne total.
• Përgjegjës për monitorimin dhe raportimin e impaktit qe kane indikatoret e rrezikut të normës së interesit.
• Përgjegjës për monitorimin e çmimit të tregut të letrave me vlerë me të ardhura fikse dhe variabel brenda ose jashtë bilancit të letrave me vlerë dhe pozicionin e hapur valutor.
• Në rast të tejkalimit të kufirit në tregues, raporton tek menaxheri i departamentit dhe linjat përgjegjëse të biznesit dhe/ose Grupi.
• Përgjegjës për rishikimin në nivel grupi per limitet e kunderpartive dhe te vendit sipas nevojave të bankës dhe në përputhje me oreksin/tolerancen e bankës për rrezikun.
• Ne kuader të menaxhimit të rrezikut të likuiditetit të OTP kontrollon saktesine dhe rekomandon ndryshimet e nevojshme.
• Themelon dhe ndjek proven e rezistences ne lidhje me tregun, likuiditetin dhe tregues te tjere te rrezikut financiar ne lidhur me tregjet, në përputhje me kërkesat e Bankës së Shqipërisë dhe të Grupit OTP.
• Propozon tek menaxheri i departamentit masat e nevojshme qe duhen për të zbutur/ulur rrezikun qe ka nën pergjegjesine/varesine e detyrave të tij.
• Llogarit/Kalkulon dhe analizon zhvillimet e treguesve të përcaktuar të rrezikut për t’u paraqitur në komitetet e brendshme dhe Bordin e Drejtorëve
• Përgjegjës për mbledhjen dhe kontrollimin e “credit rating” të shteteve, kunderpartive dhe informacione të tjera te domosdoshme siç përcaktohet nga politikat e grupit ose nevojave te departamentit.
• Përgjegjës për zhvillimin dhe zbatimin e njohurive të reja në mbështetje të nevojave të Departamentit dhe në përputhje me kërkesat e bankës dhe grupit.
• Mbështet zhvillimin dhe ndergjegjesimin e kulturës e rrezikut ne banke brenda fushes se pergjegjesise.
• Implementon dhe miremban politikat e grupit dhe rregulloret e autoriteteve lokale duke i harmonizuar ato me strukturën e bankës.
• Te kete gadishmerine per përgjegjësi të tjera, detyra rutinë ose të veçanta që lidhen me funksionet e rrezikut të tregut dhe likuiditetit sipas kerkeses nga mbikëqyrësi.

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimi në adresën e email-it humanresources@otpbank.al. Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.
 


Apply
Back
Top