• Tirane, ofrohet vend pune Specialist, Sektori i Mbikqyrjes së Vazhdueshme

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Security | Polic | Ushtarak | Military
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Specialist, Sektori i Mbikqyrjes së Vazhdueshme

Qyteti / Dega: Tiranë
Afati i fundit per aplikim eshte: 17 Korrik 2023


Divizioni: Retail
Përmbledhje e pozicionit:
Specialisti i Mbikqyrjes së vazhdueshme është përgjegjës për kryerjen e kontrolleve periodike në rrjetin e degëve, me synim sigurimin që aktivitetet e kryera në degë janë në përputhje me Kuadrin Rregullativ të bankës;
Rolet dhe përgjegjësitë
• Kryen kontrolle të vazhdueshme në rrjetin e degëve duke zbatuar proçedurat e kuadrit Rregullativ të brendshëm të Bankës, në përputhje me Politikat dhe standartet e Grupit;
• Zbaton planin e kontrolleve, duke u siguruar që kontrolli i kryer mbulon të gjithë indikatorët e riskut sipas guidave të kontrollit;
• Verifikon në degë dokumentacionin fizik dhe të dhenat e regjistruara në sistemin qëndror të bankës për të vlerësuar cilësinë e operacioneve dhe nivelin e përputhshmërisë për transaksionet;
• Mbledh evidenca, analizon anomalitë e evidentuara dhe vlerëson riskun dhe implikimet për degën dhe/apo Bankën;
• Prezanton kërkesat rregullatore dhe udhëzon punonjësit në degë për proçeset dhe rregulloret në fuqi;
• Bashkëpunon me Përgjegjësin e Sektorit të Mbikeqyrjes për vlerësimin e riskut të anomalive të identifikuara gjatë kontrolleve si edhe për përcaktimin e masave përkatëse;
• Përgatit planin e veprimit dhe ia komunikon degës, regjistron rezultatin e kontrollit dhe masat e marra në aplikacionin e bankës;
• Angazhohet në ndjekjen e implementimit të planit të veprimit dhe mbylljes së anomalive, me synim minimizimin e risqeve për Bankën;
• Ndjek dhe zbaton vlerat e Bankës përgjatë vizitave në degë,
• Tregon profesionalizëm dhe një standard të lartë komunikimi;
• Detyra e përgjegjësi të tjera bazuar në nevojat e Bankës;

Kualifikimet dhe aftësitë
– Diplomë Universitare, preferohen degët Ekonomi/ Financë & Bankë / Administrim Biznesi
– Eksperiencë në sektorin bankar minimumi tre vjet. Preferohet eksperiencë në fusha të ndryshme të bankës si operacione, audit, kredi, rrjeti i degëve.
– Të ketë aftësi të mira organizimi dhe pune në grup.
– Të ketë vetëkontroll dhe përgjegjshmëri.
– Të jetë i/e aftë të punojë dhe gjykojë në mënyrë të pavarur me minimumin e supervizimit nga eprori;
– Integritet personal dhe profesional, konfidencialitet dhe besueshmëri;
– Aftësi shumë të mira analitike dhe mendim kritik;
– Fleksibël dhe me dëshirë për zhvillim;
– Aftesi shumë të mira në Programet bazë të paketës office, kryesisht excel;
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze si në shkrim, lexim edhe në komunikim.
– Gatishmëri për të udhëtuar, për të qëndruar e punuar në qytete të ndryshme për periudha disa ditore;
– Të zotërojë një leje drejtimi automjeti dhe te jetë i aftë të udhëtojë në mënyrë të pavarur në rrjetin e degëve.

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimit në adresën e email-it humanresources@otpbank.al. Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.
 


Apply
Back
Top