• Tirane, ofrohet vend pune Specialist Rekrutimi

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Burime njerezore - HR
Gjuha
Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e Grupit BALFIN dhe mbulon shërbime, shitje & marketing në fushën e Real Estate dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit, duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Specialist Rekrutimi
Departamenti: Burime Njerëzore
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit:
Mbështet Drejtuesin e Burimeve Njerëzore në procesin e identifikimit dhe punësimit të kandidatëve të kualifikuar, duke i krijuar një eksperiencë pozitive ne përmbushjen e nevojave aktuale dhe te ardhshme të punësimit në kompani.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
  • Koordinon me drejtuesit e departamenteve për të identifikuar nevojat e punësimit dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve në baze të afateve të përcaktuara;
  • Harton dhe përditëson data-bazën e saktë të pozicioneve vakante;
  • Identifikon kandidatë të kualifikuar dhe potencial përmes kanaleve online, si: LinkedIn dhe rrjeteve të tjera profesionale;
  • Harton përshkrimet e punës në bashkëpunim me drejtuesit dhe kryen publikimin e tyre sipas standarteve të kompanisë;
  • Përpilon listat e kandidatëve më të përshtatshëm duke vlerësuar CV-të, portofolat dhe referencat e tyre;
  • Identifikon teknika të ndryshme për procesin e intervistimit dhe metoda vlerësimi;
  • Identifikon, zhvillon dhe promovon element të ndryshëm për të krijuar fushata rekrutimi ose pjesëmarrje në panaire të rëndësishme;
  • Identifikon trendet e fundit të industrisë;
  • Dërgon ofertat e punësimit dhe informon kandidatët për listën e dokumentacionit;
  • Informon dhe koordinon për datat e punësimit të kandidatëve midis drejtueseve dhe specialistëve të Burimeve Njerëzore;
  • Ndjek të gjithë procesin administrativ të rekrutimit, intervistat, teste apo prezantime të ndryshme duke u bazuar në profilet e kërkuara;
  • Dokumenton komentet e intervistave dhe vlerësimet e ndryshme të elementeve të përdorur në procesin e rekrutimit;
  • Përgjegjës për identifikimin dhe bashkëpunimin me agjensitë e rekrutimit kombëtare dhe ndërkombëtare.
Eksperiencat e punës:
  • 5 vjet përvojë të përgjithshme në fushën e burimeve njerëzore, (3 vite në fushën e rekrutimit);
Aftësi të tjera:
  • Diplomë e Arsimit të lartë/ Bachelor (Ekonomik/ Ligjor/ Menaxhim i Burimeve Njerëzore);
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Njohuri të mira të MS Word, Excel dhe PowerPoint;
  • Aftësi të mira në përdorimin e rrjeteve sociale profesionale (LinkedIn, Talent Solutions, si një burim aktiv i kandidatëve).
  • Përvoja me punësimin ndërkombëtar është një avantazh;
  • Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe komunikuese;
  • Aftësitë vendimmarrëse;
  • Aftësi të menduarit kreativ dhe analitik;
  • Aftësitë të menaxhimit të kohës dhe stresit.
Kushtet e Punës:
Balfin Real Estate and Hospitality është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në këtë link

Afati i dorëzimit
: 20/05/2023

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top