• Tirane, ofrohet vend pune Specialist Prokurimesh

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Jura | Drejtesi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania "GJIKURIA" sh.p.k. është një kompani prestigjoze në tregun shqiptar e cila operon në fushën e ndërtimit dhe kryesisht në atë të infrastrukturës. Aktualisht kompania po zbaton disa projekte të rëndësishme në rang vendi. Qëllimi ynë është të punuarit në grup duke ndërthurur përvojën, dijen, aftësinë dhe përkushtimin në mënyrë që çdo projekt të përfundojë me sukses në kohën e duhur dhe cilesinë e kërkuar.

Kompania ka shpallur pozicionin vakant si Specialist Prokurimesh.

►Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Menaxhimi i marrëdhënieve me furnitorët e kompanisë dhe kërkimi i bashkëpunëtorëve të rinj.
  • Përgatitja e kërkesës për ofertë në bazë të nevojave të materialeve të kërkuara.
  • Përgatit analizën përmbledhëse të ofertave të marra dhe kontrollon nëse ofertat përkatëse janë në përputhje me kërkesat e projektit dhe specifikimeve teknike të materialeve të kerkuara.
  • Bashkëpunon me departamentet/ zyrat e tjera për të saktësuar kërkesat.
  • Bashkëpunon me inxhinierët e kompanisë për plotësimin e kërkesave specifike;
  • Kontrollon gjendjen e stokut në magazinën përkatëse;
  • Koordinohet për porositë qe kryhen;
  • Statistika dhe raporte për gjendjen e llogarive të furnitorëve apo klientëve.

►Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:
  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë (preferohet në degët inxhinieri ndërtimi/materialesh;
  • Të ketë 1-2 vite eksperiencë ne fushën e prokurimeve;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze(gjuha turke përbën avantazh);
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office;
  • Aftësi të mira organizuese, koordinuese, planifikuese dhe monitoruese;
  • Aftësi të mira komunikimi.
Të gjithë të interesuarit të dërgojnë cv-në e tyre në adresën e emailit hr@gjikuria.al
 


Apply
Back
Top